Fryma e re Demokratike e konsideron alarmante rritjen e borxhit publik. Nga Kukësi, ku ka marrë pjesë në hapjen e degës së FRD-së, Bamir Topi ka deklaruar se vendi ka hyrë në ngërç dhe njerëzit kërkojnë shpresë dhe zgjidhje.


“Vetëm dje Banka Botërore dha alarmin për rritjen e borxhit publik, që sipas një vendimi të qeverisë, u fut në funksionim të vitit 2012. Kjo tregon për një qeveri të paaftë, të zhytur në korrupsion dhe që vepron për interesa klienteliste. Sikurse është dëshmuar, zgjedhjet e lira e të ndershme në Shqipëri janë ende larg”,-deklaroi Topi.


Ndërsa nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, akuzoi qeverinë se ka harruar dhe përjashtuar zonën e Kukësit nga investimet. “Këtu nuk ka as treg funksional, as ujësjellës e as energji, ka papunësi të lartë dhe varfëri të madhe në të gjithë zonën: Has, Tropojë e Kukës. Kukësi nuk e meriton që të jetë i përfaqësuar dikur me Hasan Prishtinën e sot me Flamur Nokën”, tha Biberaj.


19 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)