Reforma


Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë miratuan parimisht projektstrukturën e re për administratën e KLD-së, ndërkohë që në mbledhjet e ardhshme do të diskutohet sërish për rregulloren e kësaj strukture që pritet të reformojë KLD-në. Në strukturën e re, KLD-ja shton numrin e inspektorëve që do të kontrollojnë gjyqtarët, duke e çuar atë në 15 punonjës, por risia më është posti i Sekretarit të Përgjithshëm. “Mendoj që struktura i jep një dimension të ri dhe një mundësi për dinamizëm kryesisht të sfidës më të madhe që ka KLD që është inspektimi dhe kontrolli i veprimtarisë ligjore të gjyqtarëve tanë”, tha kryetari i KLD-së, Bujar Nishani. “E konsideroj të domosdoshme shtimin e numrit të inspektorëve dhe uljen e numrit të tepërt të administratës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, tha nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa. Gjatë mbledhjes u prezantuan edhe dy anëtarët e rinj të KLD-së, gjyqtarët Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi.