Sinisa Jakov Marusic


Gjykata në Shkup ka shtyrë për në janar fillimin e gjyqit të gjashtë personave të akuzuar për vrasjen e pesë burrave në prill.


Seanca kryesore dëgjimore, e njohur si “Mostra” u shty për në 9 janar, pasi të enjten gjykata pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për të pasur më shumë kohë për të studiuar akuzat.


Prokuroria ka ngritur akuza për terrorizëm ndaj gjashtë personave të dyshuar se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e tmerrshme.


Dy nga të pandehurit, Alil Demiri dhe Afrim Ismailovic, janë ende në gjendje të lirë. Agim Ismailovic, Fejzi Aziri, Rami Sejdi dhe Haki Aziri u paraqitën në gjykatë.


Sipas akuzave, Alil Demiri dhe Afrim dhe Agim Ismailovic, kryen vrasjes me automatikë, ndërsa të tjerët dhanë mbështetje për logjistikën.


Trupat e Filip Slavkovskit, Aleksandar Nakjevskit, Cvetanco Acevskit dhe Kire Trickovskit, të gjithë të moshave mes 18 dhe 20-vjeçare, u gjetëm më 12 prill.


Trupat ishin vënë në rresht dhe duket se janë ekzekutuar. Trupi i 45-vjeçarit Borce Stevkovski u gjet në një distancë të shkurtër nga të tjerët.


Lajmet për vrasjen rritën tensionet etnike, pasi grupet e maqedonasve etnikë organizuan protesta, të cilat u bënë të dhunshme, duke fajësuar për vrasjet anëtarët e komunitet të minoritetit shqiptar në vend.


Në maj, policia arrestoi 20 myslimanë të dyshuar radikalë, përfshirë katër nga të pandehurit, në një operacion në disa fshatra rreth kryeqytetit.


Policia ka pohuar se vrasjet ishin akt terrorist, të kryera me qëllimin për të provokuar trazira etnike.


Në vitin 2001, Maqedonia pati një konflikt të shkurtër por të dhunshëm, mes forcave qeveritare dhe rebelëve shqiptarë etnikë, që përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes në Ohër që iu dha më shumë të drejta shqiptarëve.