Dy shqiptarë janë dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Trento të Italisë për trafik ndërkombëtar droge. Ata akuzohen se transportonin drogë nga Hollanda, si edhe një pjesë tjetër nga Shqipëria, drejt Italisë.


Të dënuarit janë arrestuar gjatë një operacioni të policisë italiane i quajtur “Sherifi”. në momentin e arrestimit atyre u është sekuestruar një sasi lëndësh narkotike rreth 150 kg heroinë dhe 60 kg kokainë.


22 Dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)