Shefi i krimeve në komisariatin e Gjirokastrës ka gjetur një sasi droge të fshehur në bagazhin e makinës së tij private. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kur Adriatik Logli ka pikasur sasinë e hashashit në makinën e tij, tip “Benz” të parkuar në oborrin e shtëpisë.


Shefi i krimeve të Gjirokastrës ka njoftuar menjëherë sallën operative dhe brenda pak minutash uniformat blu kanë mbërritur në vendin e sinjalizuar.


Paraprakisht mësohet se në makinën e Loglit janë vendosur 11 kg hashash. Dyshohet se droga është vendosur për motive që lidhen me detyrën e  Loglit. Sipas policisë janë gjetur provat e autorëve të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e tyre.


23 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)