Interi bën “hap fals” në javën e 18 të Serisë A. Zikaltërit në “San Siro” nuk shkuan më larg se një barazim 1-1 ndaj Genoas duke humbur dhe vendin e dytë të klasifikimit.
Ishin miqtë ata që arritën të shënonin të parët me Immobile në minutën e 75-të, pasi pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura. Megjithatë, reagimi i Interit nuk vonoi shumë dhe pas 10 minutash Cambiasso shënon për zikaltërit, të cilët zbresin në vendin e 5-të me 35 pikë.
Siena “dorëzohet” në minutat e fundit në shtëpi përballë Napolit, të cilët fitojnë 2-0. Skuadra e Mazzarit arriti të përmbysë rezultatin vetëm pesë minuta përpara përfundimit të takimit, ku Maggio shënoi në të 87-ën dhe Cavani në minutën e 90.
Me këtë fitore Napoli mbetet në vendin e pestë me 34 pikë. Nga ana tjetër dhe Lazio bën detyrën duke triumfuar minimalisht 1-0 kundër Sampdorias falë golit të realizuar nga Hernanes në minutën e 32’ dhe tashmë e shikon veten në vendin e dytë.
Fiorentina “shkatërron” Palermon në transfertë 3-0 falë një forme të shkëlqyer të Jovetiç, që ishte autori i dy golave dhe Rodriguez që realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 89 dhe pozicionohet në vendin e tretë me 35 pikë.
Në takimet e tjera u arritën këto rezultate: Torino 2-0 Chievo. Bologna 1-2 Parma e Atalanta 1-1 Udinese.
