Një javë më parë, në gazetën “Shqip” dhe në “Top Channel”, u publikua reportazhi për familjen Dizdari në Pukë, e cila jetonte në gjendje të mjerueshme duke u ushqyer me bukë e kripë. Historia e kësaj familjeje preku shumë njerëz, të cilët u solidarizuan për të ndihmuar familjen Dizdari.


Ndihma në lekë, në ushqime, veshmbathje, madje dhe lidhja e një rroge prej 20 mijë lekësh të reja për një vit ishin ndihmat e para që mbërritën brenda pak ditësh për këtë familje, ndërkohë që shumë qytetarë vazhdojnë të japin ndihmën e tyre në forma të ndryshme.

Duke marrë shkas nga historia e dhimbshme e kësaj familjeje dhe dëshira që kanë shprehur shumë njerëz të cilët kanë telefonuar pranë redaksisë tonë, të gatshëm për të zbutur me sa të munden skamjen ku jetojnë pjesëtarët e kësaj familjeje të varfër, gazeta ‘Shqip’ vë në dispozicion dy numra llogarie në lekë dhe euro, ku të gjithë ata që kanë dëshirë mund të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Dizdari.


Numri i llogarisë në lekë, Banka Raiffeisen : 13202530040000000000596679

Numri i llogarisë në euro, Banka Raiffeisen: 10202530040000000002596679

24 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com