Krerët dhe përfaqësues të Aleancës Kuqezi, kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur në kishën e Shën Mërisë në Elbasan me rastin e Krishtlindjes. Mesha tradicionale është mbajtur nga At Nikolla Marku, i cili këtë vit bëri thirrje për më shumë paqe, dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit.


Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, në një prononcim për mediat pas meshës ka akuzuar Kryepeshkopin Janullatos, se nuk gjen fonde as për të mbuluar çatinë e kishës së Shën Mërisë, e amortizuar prej kohësh.


“At Nikolla ka qenë në këto vite një nga mbrojtësit më të fortë të Kishës Autoqefale Shqiptare, një kishë ku fatkeqësisht kryepeshkopi Janullatos nuk gjen fonde për të mbuluar çatinë që pikon. Në ditën e Krishtlindjeve, Zoti dha dashurinë për gjithë njerëzimin. Ne jemi këtu për t’u solidarizuar me gjithë shqiptarët”, deklaroi Spahiu.


 


25 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)