Berisha, në zgjedhje në aleancë me Metën, Idrizin dhe Dash Shehin

Lëvizjet

Zhvillimet politike në mazhorancë. Si do të konfigurohet koalicioni përballë opozitës

PD thuajse e ka vendosur aleancën me dy partitë kryesore qeverisëse, si LSI dhe PDIU, ndërkohë që e konsideron si aleat të rëndësishëm për të zbutur efektin FRD, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit

Ylli Pata

LSI-ja kërkohet nga PS-ja në një mision politik që të divorcohet publikisht nga qeverisja me Partinë Demokratike, por Ilir Meta e ka vendosur që do të bëjë koalicion parazgjedhor me Berishën. Bashkë me PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe LZHK-në e Dashamir Shehut. Por jo vetëm, por duke shtuar republikanët e Mediut, legalistët e Spahisë, ballistët demokratë të Roshit dhe liberalët e Starovës. Burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se tashmë është vendosur grupimi politik antiopozitar që do të konkurrojë më 23 qershor 2013. Përballë Edi Ramës, Bamir Topit, Kreshnik Spahiut, Skënder Gjinushit, Spartak Ngjelës, Paskal Milos, Preç Zogajt, Petro Koçit me shokë do të jetë Sali Berisha, Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Ekrem Spahia, Artur Roshi, Arjan Starova, etj. Ky është konfigurimi politik në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, por ende nuk ka një përcaktim të qartë nga partitë e dyta.

PD

Partia Demokratike ka bërë të ditur se do të hyjë në zgjedhjet parlamentare me një aleancë të madhe zgjedhore me të gjithë aktorët politikë që kanë qeverisur prej 4 vjetësh. Edhe pse eksponentë të PD-së kanë theksuar se “nuk lusim apo llastojmë askënd”, kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë aleancën aktuale me koalicionin që kanë fituar zgjedhjet. Sipas të dhënave që disponojnë, PD thuajse e ka vendosur aleancën me dy partitë kryesore qeverisëse si LSI dhe PDIU, ndërkohë që e konsideron si aleat të rëndësishëm për të zbutur efektin FRD, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit. Mësohet se kjo aleancë, pritet të trumbetohet fuqishëm para zgjedhjeve, madje më fort që kur u lançua para votimeve lokale të 8 majit. Ndërkohë që PD do të vazhdojë marrëdhënien e vjetër me legalistët, ballistët demokratë dhe liberalët e Starovës. E vetmja paqartësi është lidhja me komunistët e Milloshit, që pas vdekjes së kreut të PKSH-së nuk dihet se si do të vazhdojë aleanca e konkretizuar në votimet për Bashkinë e Tiranës.

PS

Ndërsa Edi Rama po luan nervash me Berishën me faktorin LSI, mësohet se tashmë opozita e ka bërë të qartë një aleancë me të gjithë faktorët opozitarë, duke përfshirë Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut dhe Frymën e Re Demokratike të Bamir Topit. Dy forcat e reja politike, sipas Kodit Zgjedhor nuk përfitojnë anëtarë Komisionesh Zonale të Administrimit Zgjedhor apo anëtarë KQZ-je ndaj duhet të lidhin marrëveshje politike në votimet e 23 qershorit. Deri tani është folur për një dalje të veçantë në zgjedhje të dy aleancave, njëra e së majtës me në krye PS-në dhe tjetra e qendrës që përfshin FRD-në dhe AK-në. Por në rastet e një polarizimi të skajshëm ka gjasa që të kemi vetëm dy grupime përballë njëra-tjetrës me formula të qarta, të ngjashme me vitin 1997, kur Partia Socialiste bëri aleancë me Forumin për Demokraci, në të cilin bënin pjesë personalitete të njohur të opozitës jo socialiste dhe pjesëtarë të shtresës së të përndjekurve politikë si Kurt Kola dhe Fatos Lubonja. Dy forcat e së djathtës së opozitës kanë bërë të ditur se kanë një autonomi të qartë me Partinë Socialiste, si në program ashtu edhe në rrugët për të qeverisur vendin. Por të dyja palët janë në një qëndrim, madje më të ashpër se PS-ka sa i përket analizës së qeverisjes së sotme dhe domosdoshmërisë për një rrotacion politik.

 

Komunistët

Aleanca – E vetmja paqartësi është lidhja me komunistët e Milloshit, që pas vdekjes së kreut të PKSH-së nuk dihet se si do të vazhdojë aleanca e konkretizuar në votimet për Bashkinë e Tiranës

 

Diaspora

Shqiptarët në SHBA mbështesin rezolutën çame

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështet fuqishëm miratimin e rezolutës çame nga Parlamenti shqiptar. Dje, Shoqata Mbarëshqiptare Besa, Shoqata Shqiptaro-Amerikane dhe Federata Vatra, përmes deklaratave bënë të ditur se ishte koha e duhur për të marrë një nismë të tillë të rëndësishme për të gjithë kombin shqiptar. Këto organizata kërkojnë që kjo rezolutë të dërgohet edhe në Kongresin Amerikan në Uashington. Federata Vatra bëri dje të ditur se rezoluta e paraqitur nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri paraqet një nga ngjarjet më sublime dhe me frymë kombëtare kushtuar krahinës shqiptare si pjesa më e dhimbshme e kombit dhe Shqipërisë, që këto dy subjekte kombëtare në Amerikë e përkrahin pa rezervë dhe kërkojnë të bëhet nënshkrimi i tyre.

“Rezoluta për Çamërinë shpalos para opinionit orët e dhimbshme historike të popullit shqiptar çam dhe sensibilizimin e problemit të mbështetur nën regjimin e çelësit të Kishës Ortodokse dhe të pushtetit helen në Athinë. Koha e së drejtës po troket në dyert dhe ndërgjegjen shqiptare të parlamentarëve dhe të gjitha nivelet e institucioneve të shtetit shqiptar, të trojeve etnike dhe në diasporën në botë dhe SHBA”, theksohet në deklaratën e “Vatrës”. Organizata shqiptaro-amerikane “Besa” thekson se po ndjek me interes të veçantë këtë çështje dhe e jep të plotë finalizimin e kësaj rezolute në mbrojtje të të drejtave të vëllezërve tanë të Çamërisë, e cila ka munguar prej dekadash të pajustifikuara historikisht dhe moralisht. PDIU pritet të ndërmarrë në muajin janar një fushatë të gjerë sensibilizuese për nevojën e miratimit të rezolutës çame. Ky dokument prej ditësh është depozituar në Kryesinë e Kuvendit dhe pret për shqyrtim.

 

Autor te 25 Dhjetor 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Vigu

    Cdo parti ishte e priteshme te bashkohej me Berishen,madje edhe nga krahu i manjte,po qe te shkonte edhe Dash Shehu me Saliun ishte e paparashikueshme ,per te vetmen aresye se shpesh here Dashi e ka cilesuar PD -ne si parti qe nuk perfaqeson te djathten reale. Po te jete e vertete ,per te cilen nuk dua ta besoj, edhe Dash Shehu do ti shtohet listes te atyre qe e peshtyne Berishen dhe u kthyen te ai duke lepire ato qe kishin thene. Per emra konkret nuk eshte nevoja te shkruhen ,pasi dihen boterishte se cilet jane.

  • liti

    Shpetim Idrizi me pare duhet ter prese qe te miratohet rezoluta per Camerine ne parlament pastaj te beje koalicion me Berishen,se ndryshe dote mbetet me gisht ne goje dhe doti zhgenjeje prape Camet edhe kete here,dhe ka te drejte pastaj elektorati in PDUI te ndihet i tradhetuar nga Idrizi me shoke qe nuk kuptohet cfare loje luajne…per karriken apo per…te drejtat e Cameve