Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar ditën e sotme, në kufirin me shtetin grek, 24 kg lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se droga e llojit marijuanë u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa AA021BH teksa tentonte të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës, me destinacion Greqinë


Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, Bilal Hoxha, 24 vjeç,  nga Fieri, ndërkohë që blutë e qytetit jugor kanë nisur hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.


25 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)