Një avion ushtarak, në të cilin udhëtonin disa zyrtarë kazakë të sigurisë, u përplas në një rajon në jug të vendit duke vrarë të gjithë personat në bord, raportuan mediat zyrtare ditën e martë. 27 persona ndodheshin në bordin e avionit të përplasur në jug të qytetit Shymkent.
Burime zyrtare thanë për agjencinë “Ria Novosti” se, avioni në të cilin ndodheshin pesë zyrtarë të lartë, përfshirë një guvernator rajonal, ishte shkatërruar tërësisht.
Një avion i modelit të vjetruar rus “Antonov An-72”, mjeti u zhduk nga radarët pak pas orës 19:00, me orën vendase. Dëshmitarë thanë për televizionin “KTK” se panë avionin të binte nga lartësia e 800 metrave, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, të dëgjuar deri në disa kilometra largësi.
25 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)