Vala e të ftohtit dhe temperaturat dhjetëra gradë nën zero që kanë përfshirë Rusinë që prej dhjetë ditë, ka marrë 123 jetë njerëzish. Temperaturat sot kanë rënë në minus 30 gradë celsius në rajonin e Moskës, ndërsa në lindje të Siberisë edhe në minus 60.


“Që nga nisja e të ftohtit, kanë humbur jetën 123 njerëz nga hipotermia dhe ngrirja”, kanë bërë të ditur autoritetet spitalore për agjencinë Interfax. Mësohet se 833 njerëz janë shtruar në spital, përfshirë 345 vetëm në 24 orët e fundit.


25 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)