Policia e kryeqytetit ka marrë një plan masash sigurie për garantimin e rendit publik dhe qetësisë me rastin e festave të fundvitit. Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, në një deklaratë për mediat, u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes përdorimin e pijeve alkoolike dhe të shmanget përdorimi i fishekzjarreve. Ai siguroi se patrullat lëvizëse dhe sektorë të ndryshëm të policisë do të jenë në gadishmëri për sigurimin e rendit publik.
“Policia e Tiranës, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkoolike”, ka sqaruar Breçani.
Ndërkohë, policia ka vënë në dispozicion numrat telefonik për të denoncuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126.
25 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)