Ish-presidenti i SHBA-ve, George W.H. Bush është duke u trajtuar në terapi intensive në spitalin e Hjustonit, në Teksas.


Jim McGrath, zëdhënës i presidentit të 41 të Amerikës, ka thënë se Bush u pranua në njësinë e kujdesit intensiv “pas një sërë pengesash, përfshirë edhe një ethe të vazhdueshme”.


Zëdhënësi ka thënë se Bush është me vetëdije dhe i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij. Sëmundja e ka mbajtur ish-presidentit Bush të shtrirë në spital gjatë festës së Krishtlindjeve.


Bush ka qenë i shtrirë në spital që nga 23 nëntori për trajtimin e bronshitit si dhe simptomave tjera të ngjashme. Bush, babai i ish presidentit George W. Bush, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 1993, kur postin e tij e zë Bill Clinton në vitin 1992.


27 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)