Premtimi i pambajtur në lidhje me rrogën e 13 këtë fundvit ka nxjerrë në protesta minatorët e Bulqizës. Në bazë të kontratës së punës me ACR, 700 minatorët e Bulqizës duhet të përfitonin rrogën e 13 në prag të festave, gjë që nuk ka ndodhur deri ditën e sotme, kur ishte afati i fundit për marrjen e saj. Minatorët kanë paralajmëruar se nëse nuk mundësohet shpërndarja e rrogës që u takon me ligj, do të do bojkotojnë kromin dhe do bllokojnë pusin.
“Nëse nuk del rroga e 13-të ne nesër jemi në protestë para ACR. Ne e kemi nënshkruar një kontratë dhe ata po e shkelin”, – shprehen minatorët. Ndërkohë, nga ana e ACR nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me këtë çështje.
28 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)