Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e rreth 1 milionë euro pasuri të ndryshme të Kreshnik Bodllës, i cili dyshohet se i ka përfituar të ardhurat nga trafiku i drogës. Vendimi i togave të zeza është marrë pas kërkesës së Njësisë Task-Forcë të Prokurorisë së rrethit.


Kjo e fundit, pas hetimit për veprën penale të “Mashtrimit”, ka arritur në përfundim se Reshit dhe Roland F. , kanë blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kanë një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë, të cilat dyshohet se përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit Kreshnik F., i cili aktualisht mban mbiemrin Budlla.


Ky shtetas në vitin 2007 është dënuar me 5 vite burg në Itali, për akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë ndaj të afërmve të tij Reshit F. dhe Roland F. (babai dhe vëllai i tij ) janë ngritur akuzat e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Mashtrim”.


28 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)