Grindjet për xhelozi për pak i kanë kushtuar jetën një vajze të re nga Saranda. Agresori ka qenë i fejuari i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia nën akuzën e “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”.


Burimet policore nga Vlora sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së djeshme në fshatin Bërdënesh, të Sarandës, në familjen Mahilaj. Të njëjtat burime saktësojnë se 21-vjeçari Roland Mahilaj, brenda në banesën e tij, për motive xhelozie ka qëlluar me thikë shtetasen me inicialet K. B., banues në Sarandë.


Vajza është transportuar për në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme penale.


4 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)