Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, ka deklaruar nga Berati se LSI është e gatshme të dal e vetme në zgjedhje, ndërkohë që është shprehur kundër një koalicioni parazgjedhorë me Partinë Socialiste. Sipas tij LSI-ja nuk duhet të bëjë koalicion me një parti që la vendin jashtë BE-së.


“E kam deklaruar dhe e deklaroi përsëri që ne kemi qenë pjesë e qeverisë, por nuk mund të jemi e gjithë qeveria dhe marrim përsipër atë që përfaqësojmë dhe nuk marrim përsipër gjithë qeverinë. Për aleancat në kohën e duhur sipas strukturave që ka LSI-ja, nëse rezulton që koalicioni ka qenë funksional sigurisht që do të vazhdojë, nëse jo, ne dhe në 2009 kemi hyrë të vetëm në zgjedhje jemi të gatshëm për të konsoliduar për të hyrë të vetëm në zgjedhje, pasi kemi qëndrimin ton politik. Ne duhet të hyjmë të vetme për të parë dhe për tu ballafaquar me elektoratin, për të bërë një analizë 4-vjeçare se çfarë kemi bërë dhe çfarë presin qytetarët nga ne. Pastaj janë forumet që vendosin nëse duhet të bëjmë koalicionet të tjera. Por unë e kam të pamundur të bëj koalicion me parti që nuk voton ligjet themelore dhe na lërë jashtë BE-së”, tha Naço.


Në lidhje me kërkesën e PS-së për ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar shtimin e popullsisë në Kukës, Naço ka deklaruar se: “ne e mbështetëm këtë kërkesë, por mungesa e seriozitetit të PS-së në lidhje me këtë hetim tregon se PS-ja e ka shitur një mandat në qarkun e Beratit, PD dhe PS po bëjnë lojëra politike në kurriz të mandateve të këtij qarku dhe tashmë do të jetë LSI që do ta rikërkojë sërish këtë komision hetimor”, ka thënë Naço.


6 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)