Partia Demokratike vazhdoi sërish sot me çështjen e Kosta Barjabës. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi ka deklaruar se Edi Rama e mbron Barjabën pasi në të kundërt duhet të përgjigjet edhe për pasuritë e zyrtarëve të partisë së tij dhe llogaritë e fshehta bankare të tyre.


“Zoti Edi Rama është i detyruar të mbrojë e të mos dënojë xhepistin e tij Barjaba se përndryshe ai do të denoncojë para autoriteteve të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinën e vërtetë të pallateve të Tom Doshit, Lindita Bashës, Fidel Yllit, Sadri Abazit; kompjuterin me financa të vjedhur nga nënkryetari Veliaj; do të denoncojë vilat e 99-shave Erjon Veliaj, Arjola Xoxe, Olta Xhaçka etj”, theksoi Vorpsi.


6 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)