Kryebashkiaku


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, reagoi ndaj deklaratave të paraardhësit të tij, Edi Rama, bërë në “Twitter”.


“Ia ndjej ankthin që ka, sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, ‘Zogun e Zi’ në kolaps, planin urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët. Kuptoj edhe dufin kundër planit urban, qendrës së rregulluar, festave të qytetit dhe në veçanti ndaj projekteve të mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami”. Sipas Bashës, sot gjithkush mund të shohë ndryshimin e madh që po i bëhet Tiranës. “Ndryshimin e sheh çdokush. Por bën mirë që e nxjerr dufin në ‘Twitter’. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet”.