treni perplas makinenNjë aksident i rëndë automobilistik i shënuar pak minuta më parë ka sjellë vdekjen e një 21 vjeçareje dhe plagosjen në gjendje të rëndë të vëllait të saj 23 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ku treni i linjës re Tiranë-Durrës ka përplasur automjetin tip ‘Ford Fokus’ ku udhëtonin vëlla e motër.


Si pasojë e goditjes së fuqishme ka gjetur ka humbur jetën 21 vjeçarja Kristjana Ndoshaj, ndërsa vëllai i saj, Mikel Ndoshaj 23 vjeç, është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërkohë që paraprakisht mendohet se automjeti ku udhëtonin dy të rinjtë i ka prerë rrugën trenit, i cili duke qenë me shpejtësi e ka pasur të pamundur ta shmangë përplasjen.


7 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)