Harta elektorale


PS kryeson në komisionet me numër tek, mazhoranca në numrat çift


BLEDAR HOTI


Komisionere, gjate numerimit te fleteve te votimevimit ne Komisionin e Zones se Administrimit Zgjedhor KZAZ 49 ne njesine nr 5, i vendosur ne palestren e shkolles e 9 vjecare Vasil Shanto.Socialistët nuk kanë pasur fat në shortin për shumicën e komisioneve zgjedhore zonale, pasi kanë marrë më shumë, por jo qarqet kyçe. Partia Socialiste do të ketë drejtimin e 45 KZAZ-ve, ndërsa Partia Demokratike, dominimin në 44 KZAZ. Ky ka qenë rezultati i shortit të hedhur dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili është votuar me 7 vota pro të anëtarëve të këtij institucioni. Në 45 KZAZ, PS-ja do të ketë tre anëtarë, ndërsa PS-ja dy anëtarë. Kryetari do të jetë i partisë më të madhe të opozitës, ndërsa nënkryetari nga partia më e madhe e shumicës. Sipas ligjit, PD-ja do të ketë të drejtën e propozimit të sekretarit të KZAZ-së. E kundërta do të ndodhë në 44 KZAZ-të, ku shumicën do ta ketë PD-ja, me tre anëtarë, ndërsa PS-ja dy anëtarë. Në këto komisione të niveleve të dyta, kryetari është anëtari i PD-së. PS-ja, veç nënkryetarit, do të ketë të drejtën e propozimit të sekretarit të KZAZ-së. Fillimisht KQZ-ja nisi me përcaktimin e gjashtë partive parlamentare që kanë të drejtën e paraqitjes së emrave për anëtarë të KZAZ-ve. Sipas projekt-aktit të KQZ-së, partitë që do kenë anëtarë në KZAZ janë: PS, PD, LSI dhe PBDNJ. PD dhe PS do të kenë nga dy anëtarë, ndërsa LSI dhe PBDNJ nga një anëtar. Propozimi u miratua me shtatë vota pro nga të gjithë anëtarët. Më pas u procedua për hedhjen e shortit për ndarjen e anëtarit të shtatë të KZAZ-së në mes PS-së dhe PD-së në 89 KZAZ. Shortin për numrin e KZAZ e tërhoqi përfaqësuesja e PD-së, e cila tërhoqi “numrin çift”.


PD, Fieri dhe 6 njësitë


Partia Demokratike ka rrëmbyer drejtimin e KZAZ-ve në 6 njësi bashkiake të Tiranës. Ndërsa ka “rrëmbyer” 5 njësi bashkiake të kryeqytetit shqiptar. Kështu, demokratët do të kenë shumicën në KZAZ në njësitë bashkiake 1, 3, 5, 7, 9 dhe 11. Tre nga këto minibashki 1, 5 dhe 7 drejtohen nga socialistët. Demokratët do të kenë shumicën në njësinë 5, ashtu si në zgjedhjet e kaluara, për pushtetin vendor të 8 majit 2011. PS-ja do të ketë drejtimin në minibashkinë numër 4, 8, 10 të drejtuar nga demokratët, ndërsa dy të tjerat 2 dhe 6 drejtohen nga socialistët. Demokratët kanë rrëmbyer drejtimin e KZAZ së Bashkisë së Fierit me 69.664 zgjedhës. Kjo bashki ka një rëndësi specifike në këto zgjedhje, pasi për herë të parë do të përdoret numërimi elektronik i votave. Bashki të fituara nga të majtët në zgjedhjet vendore si Pogradeci, Gjirokastra, Tepelena, Himara, Saranda do të kenë një shumicë demokrate në KZAZ. Bashki që PD-ja do të drejtojë janë edhe Puka, Kruma, Lezha, Çorovoda, Peshkopia, Gramshi, Erseka, Leskoviku, Vora, Sukthi, Kavajë dhe Peqin.


PS merr Kukësin, Korçën, etj.


Shorti duket se nuk e ka favorizuar PS-në, e cila ka marrë drejtimin e KZAZ-ve në ato bashki që drejtohen me shumicë nga të djathtët. Bashkia e Koplikut, Tropojës, Kamzës dhe Kukësit drejtohen nga të djathtët, por drejtimin e KZAZ-ve do ta kenë socialistët. Për ironi të fatit, socialistëve i ka rënë Bashkia e Kukësit, për të cilin kishin pretendim për shtimin fiktiv të popullsisë për ndarjen e mandateve të deputetëve. PS ka dalë e fituar për ndarjen e KZAZ për qytetet e mëdha si Shkodër, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, ku ka marrë drejtimin e dy KZAZ-ve, nga tri që kanë këto bashki. Si bashki të plotë me numër zgjedhësish PS-ja ka në qytetet e Beratit, Lushnjës dhe të Korçës. Më pas vijnë bashkitë e tjera si Shijak, Krujë, Manëz, Belsh, Ballsh, Patos, Librazhd, Maliq, Kuçovë, Bilisht, Përmet, Libohovë, Selenicë, Delvinë dhe Konispol.


7 vota – Tri vendimet e KQZ-së për shortin e anëtarit të 7 të KZAZ, për mënyrën e hedhjes së shortit, si dhe për caktimin e partive për përfaqësimin me anëtarë në KZAZ, u miratuan me 7 vota nga anëtarët e KQZ-së.


 


Tabela


PS, KZAZ me numër tek



  • Malësi e Madhe (Koplik) nr. 1

  • Shkodër (qytet) nr. 5, 7

  • Tropojë nr. 9

  • Kukës nr. 11

  • Laç nr. 15

  • Bulqizë nr. 17

  • Krujë nr. 19

  • Manëz nr. 21

  • Shijak nr. 21

  • Durrës (qytet) 23

  • Durrës (qytet) 25

  • Kamëz nr. 27

  • Tiranë njësia 2, nr. 31

  • Tiranë njësia 4, nr. 33

  • Tiranë njësia 6, nr. 35

  • Tiranë njësia 8, nr. 37

  • Tiranë njësia 10, nr. 39

  • Rrogozhinë nr. 43

  • Belsh nr. 45

  • Elbasan nr. 49, 51

  • Librazhd nr. 53

  • Lushnjë nr. 55

  • Patos nr. 61

  • Ballsh nr. 63

  • Berat nr. 65

  • Kuçovë nr. 67

  • Maliqi nr. 69

  • Korçë nr. 71

  • Bilisht nr. 75

  • Përmet nr. 77

  • Libohovë nr. 79

  • Selenicë nr. 81

  • Vlorë nr. 83

  • Vlorë nr. 85

  • Delvinë nr. 87

  • Konsipol nr. 89


 


PD



  • Shkodër (qytet) nr. 6

  • Pukë nr. 8

  • Krumë nr. 10

  • Lezhë nr. 12

  • Rrëshen nr. 14

  • Burrel nr. 16

  • Peshkopi nr. 18

  • Sukth nr. 20

  • Durrës (qytet) nr. 24

  • Vorë nr. 26

  • Tiranë Njësia 1, nr. 30

  • Tiranë Njësia 3, nr. 32

  • Tiranë Njësia 5, nr. 34

  • Tiranë Njësia 7, nr. 36

  • Tiranë Njësia 9, nr. 38

  • Tiranë Njësia 11, nr. 40

  • Kavajë nr. 42

  • Peqin nr. 44

  • Cërrik nr. 46

  • Elbasan nr. 50

  • Gramsh nr. 52

  • Divjakë nr. 56

  • Roskovec nr. 58

  • Fier nr. 60

  • Ura Vajgurore nr. 64

  • Çorovodë nr. 68

  • Pogradec nr. 74

  • Ersekë, nr. 76

  • Leskovik nr. 76

  • Gjirokastër nr. 78

  • Tepelenë nr. 80

  • Vlorë nr. 84

  • Himarë nr. 86

  • Sarandë nr. 88


 


 


Raportet sipas qarqeve


Qarku i Shkodrës



  • PD 4 KZAZ

  • PS 4 KZAZ


 


Qarku i Kukësit



  • PS 2 KZAZ

  • PD 1 KZAZ


 


Qarku i Lezhës



  • PS 2 KZAZ

  • PD 2 KZAZ


 


Qarku i Dibrës



  • PS 1 KZAZ

  • PD 2 KZAZ


 


Qarku i Durrësit



  • PS 4 KZAZ

  • PD 3 KZAZ


 


Tiranë



  • PS 8 KZAZ

  • PD 9 KZAZ


 


Elbasan



  • PS 5 KZAZ

  • PD 5 KZAZ


 


Fier



  • PS 5 KZAZ

  • PD 5 KZAZ


 


Berat



  • PS 3 KZAZ

  • PD 3 KZAZ


 


Korçë



  • PS 4 ZAZ

  • PD 4 ZAZ


 


Gjirokastër



  • PS 2 KZAZ

  • PD 2 KZAZ


 


Vlorë



  • PS 5 KZAZ

  • PD 4 KZAZ


 


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të votojë modelin e kutisë dhe bojën matrikuluese në votime


Më 23 qershor, fleta e votimit hidhet në kutitë e zgjedhjeve të 8 majit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot projekt-aktin për mënyrën e kutisë së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme kuvendore të 23 qershorit 2013. Nisur nga kjo, KQZ-ja parashikon që të mos bëjë shpenzime të mëdha në këto votime, duke përdorur kutitë e përdorura në dy palë zgjedhje në 2009-n dhe në 2011-n. Ndryshe nga zgjedhjet lokale, në këto të përgjithshmet do të përdoret vetëm një kuti votimi. Më 8 maj 2011, u përdorën dy kuti votimi, në Tiranë u përdoren 4 kuti për një QV, për shkak të specifikës për bashkinë, minibashkinë dhe dy të tjera për këshillat përkatëse. “Me Vendimin nr. 16, datë 26.02.2009, KQZ ka përcaktuar modelin e kutisë së votimit që do të përdorej në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28 qershor 2009. Ky model kutie është përdorur edhe në zgjedhjet vendore 2011. Nga eksperienca e këtyre zgjedhjeve, rezultoi se kutitë e përdorura sipas këtij modeli ishin të përshtatshme, me kapacitet të mjaftueshëm, rezistenca ishte maksimale dhe volumi i tyre nuk përbënte problem gjatë transportit. Është e rëndësishme të theksohet që KQZ administron numër të mjaftueshëm të këtij modeli të kutisë së votimit, të cilat janë në gjendje fizike të pranueshme për t’u ripërdorur edhe në këtë proces zgjedhor”, thuhet në relacionin e KQZ-së në lidhje me këtë projekt-akt. E njëjta kuti do të përdoret dhe për kutinë e materialeve zgjedhore. “Kapaciteti i kutisë së votimit: 83 litra (afërsisht e barabartë me kapacitetin e 1.000 fletëve votimi me përmasa A3). Specifikimet: transparente, plastike, e sigurt, e papalosshme, e ripërdorshme; kutia mbyllet me 4 kode metalike anësore dhe 1 kod metalik për pjesën e kapakut ku hidhen fletët e votimit”, thuhet në relacionin e KQZ-së.


 


1 mijë fletë – Kutia e votimit përmban si kapacitet 1 mijë fletë votimi, ka 4 kode metalike. Administrata e KQZ-së e cilëson si një kuti të sigurt


2 kuti – Në zgjedhje, këto dy tipe kutish do të përdoren për hedhjen e fletëve të votimit, si dhe për depozitimin e materialeve zgjedhore


 


Shqyrtimi


Boja matrikuluese, e njëjtë si në zgjedhjet e kaluara


Një tjetër vendim që KQZ-ja pritet të marrë sot në mbledhjen e radhës është ai i bojës matrikuluese që vendoset në gishtin e madh të dorës së djathtë të çdo votuesi. “Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2009, KQZ përdori bojë matrikuluese të tipit “marker”, sipas karakteristikave që përcakton Kodi Zgjedhor. Ky tip boje rezultoi të ishte lehtësisht i përdorshëm, duke shmangur dhe ndotjet e mundshme. Duke parë epërsitë karakteristike të bojës “marker”, i njëjti tip boje u përdor edhe në Zgjedhjet Vendore 2011. Nisur nga përvoja e zgjedhjeve të mëparshme, propozohet që i njëjti tip të përdoret edhe për këto zgjedhje”, thuhet në relacionin e KQZ-së.