Pensionet, draft për rritjen e moshës, burrat 67, gratë 63 vjeç

Qeveria ka strategjinë gati, por miratimi kërkon konsensus politik

Filloreta Kodra - Zëvendësministrja e Punës ka deklaruar pak kohë më parë se strategjia e reformës së pensioneve është bërë gati, por ka mbetur pezull, pasi nuk ka gjetur konsensus politik

Eglantina Gjermeni - Na është thënë që ekziston një strategji për ndryshime në skemën aktuale të pensioneve, por në fakt ky dokument nuk është bërë asnjëherë publik

Ilir Beqja - Nevojitet një analizë për reformën që zbatuam, çfarë solli dhe ku na çoi kjo reformë e më pas të diskutojë për ndryshime të tjera

Lorina Mixha

Plak,pleq me kapele,cader ne shi,pensioniste,femije.   Foto / Malton DIBRA.Një projekt në formën e draftit paraprak qëndron gati për diskutim dhe miratim për një reformë të re në skemën aktuale të pensioneve. Drafti është përgatitur nga ekspertë të Financave dhe të Punës, duke marrë në konsideratë të gjitha sugjerimet e Bankës Botërore dhe ndërkombëtarëve lidhur me zgjidhjen e problemeve dhe hendekut ku është përfshirë sot skema aktuale e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Sipas këtij drafti, mosha e daljes në pension për meshkujt do të jetë 67 vjeç, ndërsa për femrat, 63 vjeç. Sipas ligjit aktual, burrat dalin në pension 65 vjeç, ndërsa gratë 60 vjeç. Në vitin 2002, burrat dilnin nw pension 60 vjeç, ndërsa gratë 55 vjeç. Gjatë këtyre dhjetë viteve, sipas reformës nga viti 2002, mosha e pensionit ka ardhur duke u rritur çdo vit me nga gjashtë muaj dhe pas dhjetë vjetësh, më 2013, shënohet fundi i reformës. Nga ky vit, të gjitha gratë dalin në moshën 60 vjeç në pension, ndërsa burrat duhet të kenë mbushur 65 vjeç.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, këtë vit pritet t’i shtohen skemës 7 mijë pensionistë më shumë, ndërkohë që debati dhe diskutimi për moshën e pensionit dhe reformën e re ka nisur nga viti 2012.

Drafti

Projekti i përgatitur nga ekspertët e financës rrit më tej moshën e daljes në pension. Drafti ka marrë si shembull modelin francez, pasi edhe në këtë vend, aktualisht legjislacioni lejon daljen në pension për burrat 67 vjeç dhe për gratë 63 vjeç. Kriza dhe problemet me skemën e sigurimeve ka sjellë debate këto dhjetë vitet e fundit për rritjen e moshës së pensionit. Vendet e rajonit kanë të njëjtën normë me Shqipërinë, për burrat mosha 65 vjeç dhe për gratë 60 vjeç. Projekti për rritjen e moshës së pensionit pritet të hidhet për diskutim dhe të miratohet përfundimisht pas zgjedhjeve, në muajin korrik.

Deri tani, mosha e pensionit 67 vjeç njihet vetëm për profesorët dhe akademikët. Sipas legjislacionit në fuqi, një pjesë e profesorëve me tituj shkencorë dalin në pension në moshën 67 vjeç dhe jo 65. Sipas draftit të rritjes së moshës së pensionit por edhe sipas modelit francez, jepen disa mundësi dhe alternativa për trevjeçarin e fundit para daljes në pension. Puna me orar të shkurtuar, me kohë të plotë, por edhe me kohë të pjesshme, mundësi alternative për derdhjen e kontributeve.

Këtë vit, numrit të përfituesve nga skema pritet që t’i shtohen 7 mijë pensionistë të rinj. Ndërsa çdo vit në skemë përfshihen rreth 20 mijë pensionistë të rinj, këtë vit parashikohet të jenë 27 mijë përfitues të rinj.

Nisma

Pak kohë më parë, zëvendësministrja e Punës, Filloreta Kodra, në Komisionin Parlamentar të Punëve Sociale, ka sqaruar se strategjia për reformimin e skemës së pensioneve është bërë gati por nuk ka gjetur konsensus politik për miratim dhe diskutim.

Nga ana tjetër, anëtarja opozitare e komisionit, Eglantina Gjermeni, ka sqaruar se nuk ka asnjë draft fizik për të cilin të çelet diskutimi pasi dokumenti nuk është bërë publik.

Opozita ka përfshirë në programin e saj një reformë edhe për sistemin e sigurimeve dhe pensioneve dhe sipas saj, strategjia e qeverisë do të ketë konsensus politik në rast se strategjia e qeverisë përputhet me atë të tyre.

Nisma e qeverisë për reformimin e skemës së pensioneve vjen në një kohë kur subvencionet e buxhetit të shtetit ndaj saj kanë arritur në shifra maksimale. FMN kishte kërkuar rritjen e kontributit për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, duke rritur të ardhurat në buxhet, por qeveria mendon ndryshe. Reforma do të merret në kahun tjetër, atë të rritjes së moshës së daljes në pension duke ulur në këtë mënyrë shpenzimet e buxhetit të skemës.

Autor te 23 Janar 2013. Ekonomi, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Prag jezeti

    Do dalim ne pension ne ket kohe dhe dhe do kenaqemi me ilace te skaduara, dhe do shtrengohemi mbas bythes

  • Goni

    Keta politikanet e çmendur kujtojne se do te mundin te rrine neper kolltuqe gjithe jeten e me makina e bodiguarde pas bythe…Mund ta shpien edhe 100 ky soj vampiresh.

  • nabe

    jane te cmendur e idiote te mendojsh kete ne shqiperi me nje pension urie
    keto politikane duhen hedhur ne qenef

  • elio

    Kjo Filloreta nuk ka kuptuar ndonje here asgje, ka qene gjithmone p… e lir metes eshte kokrra e injorantes…imagjinoni nje person 65 vjec ne Shqiperi, kush e merr ne pune…keta jane kriminele…nuk dine as te qeverisin dhe as te bejne ligje per te miren e njerzve…ketu punonjesit kane muaj pa marre rrogat…