Dorëheqje nga funksionet e kandidatëve për deputet

KQZ vendos për fushatën e zgjedhjeve të 23 qershorit 

Komisioni KQZKomisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje procedurat dhe dokumentacionet që duhet të dorëzojnë partitë politike apo kandidatët për deputetë të pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas propozimit të administratës së KQZ-së, mbështetur në ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, partitë politike që duhet të garojnë të vetme në zgjedhje, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh shtesë që kanë të bëjnë me mbledhjen e 5 mijë firmave në shkallë kombëtare. Në rast të daljes të një koalicioni zgjedhor, partitë pa mbështetjen e një deputeti duhet të mbledhin 7 mijë firma në rang kombëtar. Ndërsa kandidatët e pavarur duhet të mbledhin 3 mijë firma. “Partia politike, pjesëtare e një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore. Në këtë rast, listat e partive politike pjesëtare të koalicionit duhet të mbështeten nga 7000 zgjedhës në shkallë kombëtare. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh, jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit”, thuhet në relacionin e projektvendimit të propozuar nga administrata zgjedhore. KQZ-ja miratoi me 7 vota pro vendimin për listën shumemërore të kandidatëve. Në mbledhje u propozua që kandidatët që janë në poste zyrtare si prefekt apo të zgjedhur vendorë duhet ta depozitojnë me shkrim kërkesën e dorëheqjes në KQZ. Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, propozoi që të merrej dhe miratimi i dorëheqjes nga institucioni përkatës, por kjo nuk u pranua.

Autor te 24 Janar 2013. Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry