091712-music-mariah-carey-nicki-minaj-feudDy “mbretëreshat” e “American Idol” nuk kanë mundur të shmangin përplasjen mes tyre. Gjatë audicioneve të show, Nicki Minaj e Mariah Carey, janë grindur me njëra-tjetërn.


Shkak për nisjen e zënkës është bërë një vlerësim për muzikën country, që nuk është “kapërdirë” nga Minaj. Në një moment, ajo është ngritur nga karrigia dhe ka braktisur studion. Sipas zërave, Minaj në një moment ka thënë: “Mu duk se isha në një debat rreth muzikës country. E trembëm të shkretën dhe e detyruam të thoshte një gënjeshtër.


Pas saj ka reaguar Carey e cila ka replikuar duke thënë: “Kur bëj një koment, përpiqem ti ndihmojë konkurrentët. Jo si ti që i vlerëson nga looku”. Pas kësaj Minaj është ngritur nga karrigia duke thënë: “Ke të drejtë, nuk mund ta ndihmojë. Është më mirë nëse iki nga kjo juri m***”.


26 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)