Qeveria, ligj për kontrollin e OJF-ve

Depozitohet drafti në Parlament për kontrollin e rreth 900 shoqatave vendase dhe të huaja

Kontrollin e OJF-ve, qeveria e lidh me rrezikun e financimit për qëllime të terrorizmit

Neni 4 - OJF ka përgjegjësi civile dhe penale si person juridik. Përgjegjësia penale e OJF-ve përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për përgjegjësinë penale të personave juridikë

Neni 40/2 - “Pasqyrat financiare të organizatave jofitimprurëse publikohen në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”

Neni 40/1 - “OJF-të kanë detyrimin të ruajnë të dhënat tatimore në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

900 - Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, operojnë rreth 900 organizata jofitimprurëse. Këtu përfshihen dhe ato të huajat

BLEDAR HOTI

Gjate-mbledhjes-se-keshillit-te-MinistraveQeveria paraqet një projektligj për kontrollin dhe hetimin e të gjitha fondeve të Organizatave Jo Fitimprurëse (OJF) që veprojnë në Shqipëri, për dyshimet në lidhje me terrorizimin. Në Parlament, qeveria ka depozituar draftin ku parashikohet mbi të gjitha, veç hetimit të kontrollit të përdorimit të fondeve, edhe ai i mënyrës së zbatimit të projekteve. Në nenin 7 të këtij drafti, parashikohet detyrimi i publikimit të shpenzimeve të donacioneve të parashikuara nga projektet. “Kërkesat për donacione pasqyrojnë në mënyrë të hollësishme qëllimin për të cilin po mblidhen donacionet. Organizatat jofitimprurëse kanë detyrimin të vërtetojnë që fonde të tilla përdoren për qëllimin e deklaruar”, thuhet në nenin 7 të draftit. Në relacionin e draftit përcaktohet se “në kërkesat për donacionet, duhet të tregohet qëllimi i tyre dhe se organizatat jofitimprurëse kanë detyrimin të vërtetojnë që fonde të tilla përdoren për qëllimin e deklaruar. Për të siguruar që fondet i shkojnë përfituesit, sipas qeverisë, OJF-të duhet të bëjnë këto pyetje të përgjithshme: A janë kryer projekte; A janë përfituesit e vërtetë; A kanë marrë përfituesit e synuar fondet e dërguar për ta; A mbahen llogari për fondet, asetet dhe premisat”. E për realizimin e saj, qeveria parashikon ngritjen e një strukture që do të ekzaminojë në terren “investimet” e OFJ-ve. “Auditet direkte të programeve mund të jenë në disa raste të vetme për të pikasur keqdrejtimin e fondit. Ekzaminimi i operacioneve në terren është një mekanizëm superior për të zbuluar keqbërje të çdo lloji, duke përfshirë diversionin e fondeve për terroristët. Bazuar në konsideratat e proprocionalitetit të bazuar në risk, ekzaminimi përtej kufirit i të gjitha programeve nuk do të kërkohej. Sidoqoftë, OJF-të duhet të gjurmojnë përmbushjen e programit, sikurse dhe financat. Aty ku ka rrezik, ekzaminimet për të verifikuar raportet duhen të kryhen”, thuhet më tej në relacion. Kontrolli financiar është një çështje tjetër, ku qeveria, me anë të mekanizmave të saj, do të realizojë. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave pritet të jetë organi që do të njoftohet mbi paratë që qarkullohen nga OFJ-të. Sipas nenit 3 të draftit, “organi ekzekutiv i OFJ-së ka këto detyra: a)   siguron mbarëvajtjen financiare të organizatës dhe ushtrimin e veprimtarisë së saj në përputhje me qëllimin e deklaruar; b) përfaqëson organizatën në marrëdhënie me subjektet, private ose publike, të tilla si donatorë, klientë furnizues apo subjekte të tjera private, si dhe me të gjitha nivelet e qeverisjes që rregullojnë veprimtarinë e organizatës; c) merr masa verifikuese, duke bashkëpunuar edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, për të siguruar që organizatat partnere dhe ato që sigurojnë financim, shërbime dhe mbështetje materiale nuk përdoren apo manipulohen për qëllime terroriste”. Gjithashtu, në draft parashikohen që të gjitha shpenzimet të kryhen nëpër banka. “Organ mbikëqyrës i OJF-ve, në kuptim të ligjit që mbulon parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, do të konsiderohen organet tatimore. Raportet e kontabilitetit të hartuara nga OJF-të për përdorimin e fondeve të donatorëve, si dhe pasqyrat financiare janë objekt kontrolli nga organet tatimore si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave sa herë që është e nevojshme. Rregullat e hollësishme të mbikëqyrjes së OJF-ve nga organet tatimore përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave, i cili miratohet brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, thuhet në nenin 10 të këtij drafti.

 

Autor te 28 Janar 2013. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry