Koalicioni i PS-së merr 71 mandate, ndërsa ai i PD-së mbetet me 69 vende

Mandatet e 2009-s, PD humb nga formula e Kodit: Ja shifrat sipas votës së 8 majit

Analiza

Shifrat e deputetëve sipas skemës së miratuar dje me rezultatet e 8 majit 2011

Shifrat - Në tabelë rezultojnë shifrat për zgjedhjet e 8 majit të vitit 2011, ku realizohet ndarja e mandateve të 2009-s

Formula - Skema e aktuale e Kodit Zgjedhor pritet të penalizojë PD-në dhe aleatët e saj

BLEDAR HOTI

Kuvendi i ShqiperiseNdarja e vjetër e mandateve mund të sjellë sërish rezultat të ngushtë në zgjedhje, por që favorizon opozitën, duke marrë thjesht numrin e votave të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011. Sipas kësaj llogaritjeje, Partia Socialiste pretendon se është para me 2 deputetë ndaj Partisë Demokratike. Nga një studim i bërë nga selia rozë me ndarjen aktuale të 140 vendeve, i llogaritur me votat e marra nga PS dhe PD si koalicione në zgjedhjet e vitit 2011, rezulton se e djathta ka më shumë vota popullore se e majta, porse në ndarjen e mandateve, formula e parashikuar në Kodin Zgjedhor penalizon partinë në pushtet. Nga llogaritja sipas koalicioneve, rezulton se PS-ja me aleatët e saj të fitojë 71 mandate, ndërsa PD-ja, 69 mandate. Analiza e votave të PS-së është kryer mbi bazën e votave të marra nga kandidatët për kryetar bashkie. Koalicioni i djathtë parashikon të marrë 781.126 vota, ndërsa koalicioni i majtë rezulton të marrë 755.084 vota në rang kombëtar. Në tabelën shoqëruese (në foton sipër) jepen dhe votat e llogaritura sipas dy blloqeve të politikës shqiptare. Në Qarkun e Beratit, për të cilin u bë dhe përplasja e madhe për mandatet, koalicioni i PS-së parashikon të marrë 4 mandate po aq sa koalicioni i PD-së 4 mandate. Ndërsa me vota rezulton që fitues të jetë koalicioni i PS-së me 41.879 vota, ndërsa koalicioni i PD-së me 40.915 vota. Në Qarkun e Tiranës, aty ku është pesha më e madhe e votës, nga 32 deputetë, PS-ja së bashku me aleatët e saj parashikon të marrë 16 mandate. Në vitin 2009, PS-ja si subjekt i vetëm kishte përfituar 14 mandate deputetësh, ndërsa PD-ja me aleatët e saj, LSI dhe PR, mori 18 vende në Parlament. Të njëjtin numër mandatesh parashikon të marrë edhe blloku i djathtë politik, i udhëhequr nga PD-ja. Qarku i Durrësit shihet më i favorshëm në përmbysjen e raporteve, ku koalicioni i majtë do të marrë 7 deputetë, kurse ai i djathtë, 6 deputetë. Në 2009-n PD-ja, pa LSI-në kishte 7 deputetë. Në Qarkun e Elbasanit, opozita parashikon ndarje të njëjtë mandatesh, 7 me 7, aq sa ishte dhe në zgjedhjet kuvendore të 2009-s. Në Qarkun e Fierit, nga përllogaritja e votave të 8 majit 2011 rezulton se PS-ja me aleatët e saj përfitojnë 9 mandate deputetësh, ndërsa koalicioni i djathtë i PD-së 7 mandate.

Ndarje e njëjtë mandatesh si në 2009-n shihet edhe në Qarkun e Gjirokastrës, 3 e majta dhe 3 e djathta. E njëjta tablo shihet sipas socialistëve edhe me qarqet e Vlorës, Korçës dhe Kukësit, ku respektivisht llogaritja e votave parasheh 7 mandate PS-ja dhe 5 PD-ja; barazim në 6 me 6 mandate, si dhe 1 PS dhe 3 PD në verilindje të Shqipërisë. E njëjta situatë shihet edhe në Qarkun e Lezhës, ku 3 deputetë i merr PS-ja me aleatë, ndërsa blloku i djathtë përfiton 4 mandate. Dy qarqet, Tirana dhe Durrësi, mbi bazën e kësaj përllogaritjeje, janë shpresat e PS-së për këto zgjedhje të reja, në përmbysjen e raporteve të mandateve.

Beteja me minus 4

Gjithsesi duhet llogaritur edhe ndikimi që mund të kenë në këto zgjedhje FRD—ja dhe AK-ja, të cilat mund të marrin vota të ndjeshme në votimet e 23 qershorit. Përplasja mes PS-së dhe PD-së për ndarjen e 140 mandateve mbi bazën e numrit të popullsisë kishte të bënte me faktin me humbjen e peshës së votës, nëse lihej në fuqi ndarja e 2009-s. Kjo, për faktin se vetë socialistët shprehen se e nisin këtë betejë me minus 4 mandate. Çka do të thotë se demokratët apo aleatët e tyre i kanë sigurt mandatet në Qarkun e Kukësit dhe të Beratit. Ndaj dhe rritja mandateve në Qarkun e Durrësit dhe Tiranës rriste shpresat që ato t’i përfitojë në mos PS-ja, partitë e reja, AK-ja dhe FRD-ja, duke e dëmtuar kështu partinë në pushtet.

 

Blendi Klosi

Deputeti socialist, Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në Parlament, u shpreh se “PS-ja rikuperon ndjeshëm mandatet në Durrës, në Dibër e në Shkodër. Ne rikuperojmë ndjeshëm në Tiranë e në të gjitha zonat e tjera, duke çuar në një relacion fitues në zgjedhjet e ardhshme”. Sipas sekretarit organizativ, Berisha me skemën e 2009-s nuk kërkon fitoren, por minimizimin e humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013-s.

Autor te 1 Shkurt 2013. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • F.Gega

    I ben hesapet pa hanxhine ka thene populli.Se “hanxhiu” qe ne rastin tone eshte Kastriot Islami i ka logaritur matematikisht qe PS eshte pesrseri humbese.Vetem po te bente kualicion me LSI mund te kishte njefare shansi.Por Ilir Meta nuk e lejon qe Rama te behet kryeminister se ja ka vath ne vesh ato sharje dhe tradheti qe i ka bere Rama.kete e vertetoi dhe “darka e ngjales”

    • Geri

      pirdh se lirohesh f. Gega ti bashke me pushtat qe e kane perdhunuar deri me sot kete vend