22-vjetori i OMONIA-s,Dule: Marrëdhëniet me Greqinë, të shkëlqyera, nuk prishen për një grusht votash

vangjel duleOrganizata OMONIA ka festuar ditën e sotme 22 vjetorin e themelimit në qytetin e Korçës.

Kreu i OMONIA-s, Ligoraq Karamelo shprehu shqetësimin se fryma nacionaliste po godet identitetin e minoritetit grek. Ai solli në vëmendje rezultatet e censusit mbi identitetin fetar dhe etnik, i cili nxori një përqindje shumë të vogël të këtij minoriteti në Shqipëri, çka është konsideruar si e pavërtetë prej tyre.

“Censusi na cenoi në dy elemente thelbësore, në identitetin fetar dhe etnik. Nuk duhet të heshtim, jemi krenarë që i përkasim besimit ortodoks. Fryma nacionaliste po na godet identitetin tonë. Ne jemi një faktor zhvillimi dhe bashkëpunimi në rajonin tonë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule theksoi se marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të mira, ndërsa ka lëshuar akuza ndaj krerëve të politikës se janë duke minuar marrëdhëniet me fqinjët për një grusht votash.

8 shkurt 2013 (gazeta-Shqip)

 

 

Autor te 8 Shkurt 2013. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry