Kryesoret LSi kthehet në zyrë punësimi

LSi kthehet në zyrë punësimi

1965
3
SHPËRNDAJE

aplikimi-lsiZgjedhjet parlamentare, LSI shpall formularë punësimi on-line

Apliko-tani, oferta punësimi në shtet dhe privat

BLEDAR HOTI

Një votë për një post pune? Kjo duket se është motoja e fushatës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka publikuar në sitin zyrtar të saj një formular aplikimi për punë të shqiptarëve, me të drejtë vote. Po të klikosh në faqen zyrtare të LSI-së ku shkruhet “Praktika Pune-Apliko Tani”, menjëherë të shfaqet kërkesa për plotësimin e një formulari të posaçëm për aplikimin për punë. Shumë të rinj dhe të reja ftohen të aplikojnë duke plotësuar disa kërkesa minimale, si dhe mbi të gjitha pozicionin ku ata duan të punësohen: në shtet apo në privat. Kjo është oferta më e re e LSI-së, e cila tashmë duket se ka gjetur si zgjidhje ofrimin e një vendi pune në këmbim të votës së zgjedhësve, kryesisht të atyre shqiptarëve, të cilët kanë mbaruar një shkollë të lartë dhe enden të papunë. “Politikat tona në Lëvizjen Socialiste për Integrim synojnë një punësim cilësor, certifikim të cilësisë së profesioneve dhe mbrojtje të drejtë të punëmarrësve në këtë treg. Në këtë kuadër, Lëvizja Rinore për Integrim ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme në këtë drejtim, duke krijuar një projekt me një program praktikash pune, i cili do t’u ofrojë studentëve eksperiencën e nevojshme për të aplikuar për një vend pune pas përfundimit të studimeve të tyre. Këto praktika pune u ofrohen studentëve aktualisht në sektorin privat, ndërkohë që së shpejti do mundohemi të mundësojmë një marrëveshje edhe me sektorin publik. Duke krijuar këto mundësi praktikash, LRI dhe LSI u jep mundësinë studentëve për të ecur më shpejt drejt fitimit të aftësisë në një profesion, duke u njohur me proceset e punës, duke bërë kështu një rini të përgatitur për të përballuar sfidat e jetës. Ju bëjmë me dije se të gjithë studentët e interesuar për këtë projekt tonin mund të aplikojnë, duke plotësuar formularin e mëposhtëm dhe duke e dërguar bashkangjitur me CV-në e tyre në adresën e e-mailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin on line të LSI-së. Këto praktika të rëndësishme pune, sipas LSI-së, do të mundësohen në sektorë të ndryshëm duke përfshirë këtu fusha të tilla si menaxhimi, financë, financë-bankë, drejtësi, degë të ndryshme të inxhinierisë, marketing, design, teknologji informacioni etj. Secili prej studentëve që do të bëhet pjesë e këtij programi do të ketë një punonjës të specializuar që do mbikëqyrë gjithë praktikën dhe do këshillojë studentin për procesin e punës. Praktikat do të zgjasin nga një deri në tre muaj, në varësi të sektorit që është përzgjedhur. “Përzgjedhja e studentëve që do kryejnë praktikat e punës do të bëhet në bashkëpunim me institucionet që na i ofrojnë ato, kriter kryesor do të jetë që studenti të jetë në marrëdhënie shkolle, të ketë plotësuar 60 kredite si dhe të ketë plotësuar me saktësi 3 pyetjet e fundit në formularin e aplikimit. Falënderojmë për hapësirat e bashkëpunimit dhe ndihmën që po u ofrojnë studentëve të gjitha bizneset private që pranuan të bëhen pjesë e këtij projekti si ‘Balfin Group’”, shkruhet më tej në faqen zyrtare. Firmën “Balfin Group” e zotëron Samir Mane, i cili ka në pronësi disa firma dhe ofron shërbime të ndryshme si në supermarkete dhe qendra tregtare. “Të dhëna mbi praktikën e punës: Jeni i/e interesuar për praktika pune në sektorin: Privat apo Shtetëror;

Në cilën prej praktikave të punës së mëposhtme jeni i/e interesuar: Financë; Financë Bank; Menaxhim; Menaxhim burimesh njerëzore; Teknologji Informacioni; Inxhinieri Informatike; Inxhinieri Elektronike/Telekom; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Design; Gazetari; Media; Drejtësi; Punë Sociale; Shkenca Politike; Mjekësi; Infermieri; Farmaci”, thuhet në pyetësorin e LSI-së”, thuhet në një nga pikat e pyetësorit.

Reagimi

LSI: Aplikuan 1 mijë vetë, punësimi 1-6 muaj

Lëvizja Socialiste për Integrim bën të ditur se projekti “Apliko Tani”, u vjen në ndihmë të rinjve për të pasuruar kurrikulat e tyre të punësimit. Përfaqësuesit e LSI-së të kontaktuar nga gazeta “Shqip” kanë theksuar se projekti ka më se tri javë që ka nisur dhe se deri më tani, janë mbi 1 mijë vetë që kanë plotësuar formularin e punësimit. Ky proces aplikimi vazhdon në ditët në vijim, porse ky lloj punësimi, sipas zyrtarëve të LSI-së, nuk është i përhershëm, por sezonal, i cili varion nga 1-6 muaj. “Këta të rinj do të pajisen me një certifikatë, e cila do t’i shërbejë si eksperiencë për punësimet e tyre”, shprehet Emiljano Alekso, drejtori i Informacionit në LSI. Ndërsa në media prej ditësh kanë qarkulluar dhe disa formularë të punësimit të LSI-së. Nëse i jep kësaj force 40 vota, LSI-ja i premtonte punësim personit që plotësonte formularë. Të tillë janë shpërndarë kryesisht në Qarkun e Beratit dhe Fierit.

Tre javë: Projekti i LSI-së është shpallur prej tre javësh. Sipas burimeve pranë kësaj partie, ky është një projekt për punësim sezonal

1 mijë: Deri më tani, sipas deklaratave zyrtare të LSI-së, llogariten se kanë aplikuar mbi 1 mijë vetë, duke plotësuar këtë formular

2 variante: Në formular u kërkohet aplikuesve të përcaktojnë se ku duan të punësohen: në shtet apo në privat. LSI-ja ka vënë edhe një numër telefoni

“Balfin Group”: Në faqen hyrëse, LSI-ja thekson se për realizimin e punësimeve në privat po bashkëpunon me “Balfin Group”, që drejtohet nga Samir Mane

40 vota: Kohët e fundit, në qytetet e Beratit dhe Fierit po shpërndahen formularë në emër të LSI-së, ku premtohet punësim për atë që siguron 40 vota më 23 qershor

  • mergim tari

    Vazhdon mashtrimi me thesin e miellit. Fatkeqesi qe edhe rinia te

    bjere kaq poshte, e te genjehet nga nje hajdut ordiner si Ilir Meta.

  • qytetar

    LSI (lëvizja 700miljonshe për sigurimin e interësave të hajdutwve). Kërkon kompromis politik pasi sigurojë atë juridik. Pasi shkaktoj gjith këtë tensjon na bën si k..v e ndershme.

  • besua

    Pse lejoni keshtu fyerje ordinere ndaj Ilir Metes ju moderatore intelektale