Riciklimi i mbetjeve, 92% nga importi

Fabrika e metalurgjikut elbasan,ndotje.   Foto / Malton DIBRA.Fabrikat, nën kapacitet. Porositën 700 mijë tonë. Vendimi për referendum, 13 shkurti

Nëntë fabrika janë ngritur në Shqipëri për të ricikluar mbetjet urbane dhe industriale, me leje të qeverisë shqiptare, për synim mbrojtjen e mjedisit. Deri këtu nuk ka asnjë problem. Puna qëndron se fabrikat kanë kapacitete të mëdha dhe nuk u mjafton lënda që marrin nga tregu vendas, ndaj për të justifikuar investimin dhe për të punuar me ritëm të plotë, u duhet të importojnë mbetje nga jashtë. Në vendin tonë nuk është se mungojnë mbetjet, madje i kemi me shumicë, në çdo cep, por nuk janë të mirorganizuara, d.m.th nuk janë të seleksionuara dhe të grumbulluara në vende të posaçme. Ndryshe paraqitet situata në shtetet e tjera, dhe për këtë qëllim vijnë në Shqipëri për t’u përpunuar. Problemi qëndron pse vijnë te ne, nëse konsiderohet biznes fitimprurës. Nga harta duken të pozicionuara vendndodhja e fabrikave dhe linjat nga importohen mbetjet. Shikohet se kemi import edhe nga Maqedonia të mbetjeve. Nëse ky biznes është fitimprurës për tregtarët shqiptarë apo të huajt që ngrenë fabrika në Shqipëri, pse nuk është edhe në Maqedoni??

Të dhënat tregojnë se fabrikat në vendin tonë punojnë nën kapacitet, ose më saktë, lënda e siguruar në tregun e brendshëm nuk zë më shumë se 10 për qind, ndaj u duhet të marrin autorizim nga qeveria për të importuar. Janë 9 shoqëri me linjat e përpunimit, që kanë janë autorizuar nga shteti për të importuar rreth 700 mijë tonë mbetje urbane dhe industriale.

Harta e mbetjevePër këtë shkak, si edhe për të tjera probleme të organizimit, shoqëria civile krijoi Aleancën Kundër Importit të Plehrave (AKIP), e cila arriti të mblidhte 60 mijë firma për realizimin e një referendumi kombëtar, por ka hasur në pengesa ligjore, për të cilat pritet të japë zgjidhje Gjykata Kushtetuese më 13 shkurt.

Pjesë e aleancës janë aktivistë të ndryshëm nga shoqëria civile, jo vetëm ambientalistë, si ish-presidenti Alfred Moisiu. Të mbledhur dje në Tiranë, në një konferencë të posaçme, AKIP trajtoi problemin në fjalë, duke shpresuar në një vendim të drejtë të Kushtetueses. Aleanca kërkon realizimin e një referendumi, me qëllim shfuqizimin e dy neneve të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Në listën e gjelbër janë parashikuar rreth 50 emra mbetjesh që nuk konsiderohen të rrezikshme, por sipas specialistëve, ato janë të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

“Kam qenë kundër importit që në vitin 2004. Neve nuk na mungojnë ligjet, por zbatimi i tyre. Kjo nuk është çështje politike, por për jetët e qytetarëve shqiptarë, për fëmijët tanë. Gjykata ka treguar gjatë këtyre viteve seriozitet, shpresoj që edhe kësaj here të marrë vendimin e duhur”, tha Moisiu në aktivitet. Lavdosh Feruni, tjetër aktivist për mjedisin tha se, nisma për të bërë referendum kalon përtej interesave private.

Në rast se Gjykata Kushtetuese merr një vendim pozitiv, do t’i takojë Presidentit Bujar Nishani të përcaktojë datën se kur duhet të zhvillohet referendumi. Sipas Kodit Zgjedhor, referendumi nuk mund të zhvillohet disa muaj para dhe pas zgjedhjeve parlamentare, gjë që nënkupton se ai mund të zhvillohet në fillim të vitit 2014.

Referendumi nuk mund të zhvillohet disa muaj para dhe pas zgjedhjeve parlamentare

Nga harta duken të pozicionuara vendndodhja e fabrikave dhe rrugët nga importohen mbetjet

Fabrika e KURUM: Kompania e përpunimit të hekur-çelikut zë pjesën kryesore të importit, me 600 mijë tonë

Prezantimi i AKIP mund të lexohet këtupara kushtetueses

Autor te 10 Shkurt 2013. Ekonomi, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry