EDUARD SELAMI, NJË SHPRESË MODERIMI NË PD

DENIS DYRNJAJA

Denis DyrnjajaKthimi i Eduard Selamit në Shqipëri dhe vetofrimi për të dhënë kontributet personale në politikë është një lajm i mirë për këdo që është lodhur në këtë vend me retorika boshe sa djathtas e majtas dhe është një lajm i keq për habitatin politik e mediatik që ushqehet, përfiton ose mbijeton mbi këto retorika. Sigurisht që zoti Selami nuk do të vinte në Titanë për të krijuar një parti të re, por do të vinte për të milituar brenda Partisë Demokratike, së pari për të mos rriskuar një vetëvrasje politike në këtë treg informal politik, ku partitë jetojnë ose mbijetojnë me evazion ose klone elektorati dhe së dyti, për t’i dhënë e krijuar më shumë hapësirë ideve liberale të tij e njerëzve si ai brenda mureve të selisë blu, edhe pse ky ngjan si një mision i pamundur. E ndoqa me vëmendje intervistën e tij në emisionin “Opinion” dhe si për të provuar qëllimet që, sipas meje, konfirmojnë vetofrimin e zotit Selami në politikën e ditës vura re se në çdo kontekst të mendimeve të tij dukej kundërbalanca e realitetit të politikëbërësve aktualë në Shqipëri me të. Spikaste dimensioni paqësor, imponimi përmes logjikës e forma për të lënë hapësirë se jo çdo gjë që Ti apo Tjetri thotë, është absolute dhe ka vulën e së drejtës apo së vërtetës, një element që haset rrallë ndër protagonistët apo faktorët politikë në Tiranë. Toni i njëtrajtshëm i komunikimit dhe nuancat diplomatike pa lënë ekuivokë mendimi, të bindin se zoti Selami ka staturën e një politikani të moderuar që i nevojitet Partisë Demokratike dhe një modeli që i duhet çdo partie që synon t’i largohet formës populiste dhe arkaike të sjelljeve politike. Forma dhe mënyra e komunikimit që Eduard Selami prezantoi në këtë dalje të tij publike nxori edhe një herë në pah sesa e ulët është statura e mendimit politik të ditës në Tiranë, edhe pse shumë prej protagonistëve vetëkonsiderohen ose konsiderohen nga të tjerë si politikanë të profilit të lartë. Kjo staturë është ende e tillë në vitin 2013, mendoni si ka qenë 18 vjet më parë, kur zoti Selami u detyrua të linte Partinë Demokratike, njëri ndër themeluesit e kryetarët e së cilës kishte qenë, vetëm se arkaizmi brenda saj i konsumoi të gjithë oksigjenin politik, për të cilin ka nevojë një mendimtar moderator i këtij profili. Zoti Selami dha një leksion të fortë e domethënës, se politikë bëhet edhe pa çirrje, pa folklorizma e pa ironitë e gjestikulacionet e politikanëve majmunë, që kopjojnë si shoqin, sesi të flasin duke marrë nga identiteti i tjetrit e duke lënë të vetin, që në fakt, as kanë mundur dot ta krijojnë. Në asnjë moment të mendimeve së tij nuk pikaseshin nota urrejtjeje, keqdashësie, cinizmi apo ironie, edhe pse mes tij e shumë personazheve në të djathtë e në të majtë ka pasur divergjenca e diferenca mendimi e veprimi të mëdha, të cilat Selami diti t’i mveshë me gjuhë të moderuar pa lënë mangët apo anashkaluar asgjë. Ai konfirmoi se është i gatshëm të ofrojë kontributet e tij në Partinë Demokratike dhe kjo është një mundësi e mirë për këtë forcë politike që t’i japë vetes shansin për të ripasur edhe një herë në radhët e saj një ideator e promotor të ideve liberale e për të shmangur një imitacion të deformuar të Berishës në të ardhmen apo servirjen e profilit dogmatik të politikanit që rrotullohet rreth një grumbulli fjalësh e premtimesh pa vizion. Moderacioni europian dhe stili amerikan i të konceptuarit janë dy elementë e virtyte të forta që rrallëherë i gjen të ndërthurura në sallonet politike të Tiranës, qoftë djathtas e majtas, ndaj prania dhe kontributi i zotit Selami do të krijonte një etalon të ri për kahun nga duhet të shkojë filozofia politike në Shqipëri.

Autor te 15 Shkurt 2013. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • daniel13

    Si është e mundur që jo vetëm ka gazetarë, por dhe marrin guximin të shfaqen publikisht, duke thënë se selami-shpresë reformimi. Kë do reformojë, Berishën apo partinë, që ai e ka pronë?

    • tim

      çudi o nell; qe nuk te pyesin ty gazetaret, ç’fare te shkruajne dhe se duhet apo jo te shfaqen publikisht- ,mor tyç!!

  • komunist pa teser

    Rikethimi i z.Selami eshte nje lajm i mire per politiken shqiptare.Mjaft me kamikazet politik te cdo krahu.Maturimi i vonuar i shoqerise shqiptare ka kostot e veta.Le te mbizeteroje arsyea,bashkejetesa politike e ajo shoqerore jo si dobesi,por si respekt ndaj kundershtarit politik ,dhe votes se lire qe percakton ulje -ngritjet ne pushtet.

  • anonim

    T’ju them te drejten, Eduard Selami beri mire qe erdhi. Po fjalet tuaja z.Gazetar i nderuar s’vlejne asgje. Deri ne fund, shkrimi shkonte mire, me pas dole prape te Berisha. Ju te gjithe duhet ta dini se Berisha s’qeveris vetem por me 74 deputete,apo pak me shume. Qe te gjithe jeni ngritur ne kembe, te reformohet PD-ja, te ike berisha, por PS-ne kush do ta reformoje, kush do dale qe te mos ju veri me zhurmues deputeteve te saj, kush do vij qe te mos perjashtoje deputete nga grupi parlamentar. Ju lutem mos shkruani gjera sic thoshte gjyshja ime “llambadumbra ne pike te sabaut”. Per ju mjafton te ike “maloku” nga pushteti, por s’ka rendesi kush eshte ne pushtet. Per fat te keq jeni ushqyer me “silazh” qe s’ben gje tjeter vetem ju shperlan trurin. Dhe nje gje Selami eshte i mirepritur ne politiken shqiptare.

  • Shkodrani UK

    Politikane si Selami, Topi,,Meksi,Oketa etj do kishin bere politike ndryshe ne te djathten Shqiptare,por keta u larguan nga e keqja ma e madhe e kombit tone Sali Berisha.Keta te pakten u larguan,por te tjere si A Hajdari e A Broci i vrau fizikisht.Merita e percarjes kombetare dhe luftes vellavrasese i mbetet padyshim Sali Berishes.Me lehjet e perditshme dhe diarrene qe nxjerr nga goja,kjo pleher politike,vetem sa thellon percarjen.Rreth vete ka mbledhur vetem ata eunuke,qe per nje kocke lehin ne kor me te.Tani nuk ka ma PD,por nje bande hajdutesh,qe vjedh me komanden e tij. Kulmi se kan fillu edhe femijet e tije te korruptuar e fajtore per nje seri vjedhjesh e vrasjesh,te perdorin median e babes,per te sulmuar armiqte e fisit Berisha. Kjo asht taman familje diktatoriale,si simotrat e saje ne vendet Arabe.Askush nuk i njihte femijet e Enverit,sepse nuk dilnin ne TV-ne e babes,kurse Argiten e Shkerdhenin i njohin edhe femijet e kopshtit.

    • tim

      ti o shkodran prej lushje,e ke kot qe leh sa te merret zeri- Saliu;prap do ti fitoje zgjedhjet dhe ti e mutrat si ti do te vazhdojne te lehin duk thene se na i vodhen zgjedhjet ,duke ber sikur ja u vodhen ,sepse edhe ju plehrat e dini qe nuk ju do njeri ,sepse ju njohin se ne ç’llumra notoni!!!-ptuuh!!!.

  • Kolegu

    Denis, me mire mos shkruaj. Ti ne fakt e di dhe vete qe ke nje mungese te theksuar talenti e dhuntie per te shkruajtur, apo per ndonje profil tjeter mediatik. Po, i afte je vetem per te qene nje skuth ne media.

  • Shkodrani Uk

    Timi mos u ban trim mbas kompiuterit,,por vazhdo lehjen simbas parametrave qe te ka dhane Shpellari i Vicidoli. Mbas 23 Qershorit do ta mbyllim familjen hajdute Berisha mbrapa hekurave,kurse ju do ju pimbyllim ne shpellat nga keni dale,sepse na infektuat ambjentin me injorance

  • Petrika

    Jane ngritur ne kembe sipas urdherit komandantit me tanga Edvin dhe spurdhjaket socialiste vetem thone” te ike Berisha ” Harrohet dhe kane te dejte se eshte bere “shume 4 vjet” por keta socialiste “antikomunista e “antidemokrate” apo” antiberishe” harrojne se u bene 4 pale zgjedhje qe flasin vetem per Berishen duke fyer si ordinere e rugace te felliqur dhe nuk kujtohen se ai prape eshte fituesi dhe kthehet edhe me teper i forte e superdimisional. Mos t’ja hame hakun se eshte i zgjuar dhe mjaft inteligjent dhe punetor i madh qe nuk heziton tu futet edhe ayre puneve qe duken te pamundura

  • fatmir

    po me duket qe eshte shum i njom ki gazetari se krietari i ka qef shum çunat si veliaj qe vishet me tanga.Kujdes o gazetaro se do ngelesh shtatzene ene ti.BALLA RAMA ROSHI VELIAJ MAJKO jan delikat mbesin shtatezene me fjal