KRESHNIK SPAHIU TË LË PA MEND ME GUXIMIN E TIJ

MUSTAFA NANO 

Mustafa NanoGazetat e djeshme (dhe edicionet e parmbrëmshme informative të televizioneve) jepnin një lajm të çuditshëm me titull “Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit të Nju Jorkut”. Ishte i çuditshëm për një numër arsyesh, dhe këtë e them bazuar thjesht në shijen e impaktin e parë që më la lajmi i lexuar apo i dëgjuar, d.m.th pa kaluar në fazën e një zhbirilimi gazetaresk me synimin për të marrë vesh ca gjëra më shumë mbi këtë ngjarje, gjë që në një farë mase, me mjetet e kohën që dispononte, e kish bërë Ardian Vehbiu në blogun e vet.

Po shpjegohem. Gjëja e parë që të binte në sy ishte që lajmi ishte i njëjtë në të gjitha publikimet, gjë që do të thotë se ka mbërritur në redaksitë e lajmeve drejt e nga punishtja propagandistike e Spahiut. Dhe ky fakt nuk e nderon gazetarinë shqiptare. Publikimi i të tilla njoftimeve “tullë”, ashtu siç vijnë nga burimi që i nis, nuk është në praktikën e shtypit e të gazetarisë serioze. As shtypi shqiptar nuk i ka bërë adet publikime të tilla. Mirëpo këtë herë, në mënyrën më të pashpjegueshme, të gjithë kishin bërë të njëjtën gjë, d.m.th kishin publikuar një lajm të panënshkruar nga ndonjë autor, një lajm që përsëritej germë për germë nga gazeta në gazetë, që fillonte kudo me frazën “lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është shpallur…”, dhe mbyllej me frazën “…tha Spahiu në fjalën e vet”.

Gjëja e dytë ka të bëjë me mesazhin kryesor të lajmit. “Shteti i Nju Jorkut i jep titullin e Qytetarit të Nderit Kreshnik Spahiut” – ky është mesazhi. Ardian Vehbiu thotë se ky shtet amerikan, Nju Jorku pra, nuk e jep një “medalje” të tillë për askënd, por duhet thënë se nuk ka nevojë për të shkuar deri te ky verifikim për t’u bindur që lajmi i ardhur është nga ata që duhen hedhur në kosh pa një, pa dy. Mjafton të bësh pyetjen: Për ç’dreqin shteti i Nju Jorkut, guvernatori, senati, Asambleja, alias Dhoma e Ulët (këto duhet të jenë strukturat shtetërore që do duhej ta jepnin një titull të tillë, nëse do të ekzistonte) paskan vendosur t’i japin titullin Qytetar Nderi Kreshnik Spahiut? Është një pyetje që nuk mund të ketë përgjigje. Nuk do të kish asnjë arsye në botë që Kreshnik Spahiu të merrte një titull të tillë shtetëror në Nju Jork (gjithnjë, nëse do ekzistonte). E prandaj, lajmi duhej parë si një qyfyre qysh në krye të herës; në mos, si tepër surreal për t’u marrë seriozisht.

Gjëja e tretë ka të bëjë më mënyrën se si ishte shkruar lajmi. Kish aty kontradikta që ta hiqnin “petllën”. Në fillim thuhej se “Kreu i Aleancës Kuq e Zi,  Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Nju Jorkut”, dhe menjëherë më pas jepej motivacioni: “në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë”. Mos lajthit, po deshe! Shteti i Nju Jorkut ia dhënka dikujt titullin Qytetar Nderi për merita në mbrojtje të interesave të shqiptarëve!!!

Ecim më tej. “Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe Presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve”. Vini re natyrën “exceptionale” të lajmit: Kreshnik Spahiu nuk është thjesht një prej atyre që e kanë marrë këtë titull nga shteti i Nju Jorkut, nuk është as thjesht i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull nga shteti Nju Jorkut, por është i pari dhe i vetmi shtetas i huaj që e merr këtë titull në një prej shteteve të SHBA-ve. Wow! Një titull të tillë në një shtet amerikan çfarëdo nuk e paska marrë as Mahatma Gandhi, as Majkwll Xhordan apo Majkwll Xhekson, as Nelson Mandela, as Nënë Tereza e Kalkutës, as Gorbaçovi, as Leo Mesi, as atleti me nam Oskar Pistorius para se të linte namin tjetër të këtyre ditëve, as Frenk Sinatra, as Martin Luter Kingu, etj, etj. Vetëm me Kreshnik Spahiun paska ndodhur kjo gjë!!!!

Ndërsa po shkruaj këto radhë, më vjen pak turp që po harxhoj kohë e energji për t’u marrë me një karafil të tillë, që s’e ka për gjë të shpërndajë për lajme, e të shesë për arritje të vetat, halucinacione të kësaj natyre. Dhe në fakt, pyetja më e parë që më lind në këtë histori është pikërisht kjo: Si ka guxuar të shkojë deri në këtë pikë? Si ka guxuar të sajojë një gjë, që nuk qëndron as në qiell, as në tokë? Si nuk i ka shkuar mendja se kjo rrenë me bisht do të zbulohej aty për aty? Është i pafytyrë, i marrë, apo idiot? Apo është “të tria bashkë”?

Befasia e dytë ka të bëjë me ne, gazetarët – po i rikthehem dhe njëherë argumentit të fillimit të shkrimit, për ta mbyllur vetë shkrimin – që e kemi publikuar fare pa të keq, mes një shkujdesjeje të hatashme, këtë lajm të rremë nga koka te këmbët. Nuk na falet që nuk i kemi lejuar vetes as dyshimin më të vogël përballë kësaj sendërgjie, që ia bën mú që është sendërgji, nuk na falet që e kemi publikuar ashtu si na ka ardhur, d.m.th të shkruar në versionin orwell-ian të shqipes, në newspeak-un tonë pra, e të panënshkruar nga një autor, nuk na falet që e kemi publikuar pa bërë asnjë verifikim, e pa iu referuar asnjë burimi, dhe së fundmi nuk na falet që bëhemi instrumente të një propagande kaq vulgare.

Duhet uruar që ky rast të na shërbejë si një leksion.

Autor te 21 Shkurt 2013. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Danton

    Mustafa Nano thote :”… me vjen pak turp qe po harxhoj kohe e energji per t’u marre me nje karafil te tille…” dhe,vazhdon e merret gjere e gjate me te!!

    Ne fakt,shtypi shqiptar eshte i mbushur me lajme te kesaj natyre,qe me vone dalin se nuk jane ashtu sic seviren,prsh,dje shtypi ishte i mbushur me lajmin qe nje burokrat i nivelit te larte na paskerka thene se kush mund dhe duhet te jete kryeministri i Shqiperise…!!!

    Mirepo,pse ky fare lajmi, per kete fare Kreshnik Spahiu,ka shkaktura kaq indinjate tek qibaret ??!!-Kjo po qe eshte nje pyetje e lezecme(dhe e sikletshme,ose jo…).

    Ne fakt,kjo pyetje ka lidhje edhe me pyetjen tjeter : Si ka mundesi qe ketij Spahiut por edhe AK-se,i jane vene ne shpine shume poltikane ,padallim bindjeje politike,pra nga te gjitha anet,dhe shume intelektuale,analiste,opinioniste e gazetare,te te gjitha kraheve??!!

    Te gjithe keta,te djathte ,te majte, te pavarur,berishisteapo metiste, nanoiste apo ramiste, gjenden ,krejt papritur ne nje llogore…

    Por me e lezecmja eshte qe, po ne kete llogore, jane sup me sup ,edhe Berisha dhe Mustafa Nano … po po, eshte e vertete,kur vjen puna per sulmuar AK-ne apo drejtuesit e saj, Muci dhe Berisha jane ne te njejten llogore!!

    Por pse??!!-Pergjigja mendoj se eshte shume e thjeshte: sepse ishte AK-ja ajo qe hapi ,per here te pare,kutine e Pandores,sic quhet, nga keta te indinjuar, ceshtja e bashkimit Shqiperi-Kosove…

    Berisha me te tijte,por edhe kryetaret e partive te tjera me te tyret, e sulmojne se kane friken qe, po ju merr votuesit,kete besoj e dime te gjithe.

    Po ,keta intelektuale,opinioniste ,analiste e gazetare,qe e sulmojne ,per c’arsye e bejne kete??-Edhe pergjigja e kesaj eshte shume e thjeshte: sepse,bashkimi Shqiperi-Kosove do te ndryshonte pehazhin social-politik-kulturor-shpirteror te Shqiperise,gje qe keta qibare analiste, keta kozmopolite provinciale,nuk e duan( imagjinoni nje popullsi 2 milioneshe verioresh,ose me mire malokesh(!),pothuaj te tere myslymane,qe djalli e di se kujt do t’ia japin voten!!).

    Pikerisht,per kete arsye,jo vetem qe kritikohet,por edhe urrehet,urrehet e urrehet shume AK-ja,Spahiu,Bashkurti etj,sepse,te gjithe e dime se tashme,ceshtja e bashkimit,nuk mund te kalohet ne heshtje ,sikur nuk egziston apo si dicka e kaluar kohe…

    Dhe nuk eshte cudi,qe shkaku i shkrimit te z.Nano,te jete syceltesia e Ardian Vehbiut,te cilit,kur vjen puna tek AK-ja,nuk i shpetojne detaje te tilla!

    Zoti Vehbiu ashtu si edhe zoti Nano, jane nga ata intelektuale,qe e kundershtojne bashkimin Shqiperi-Kosove,duke u mbeshtetur ne argumente teresisht kulturor …

    Per kete arsye,me shkakton indinjate, indinjata ndaj pavertetesise se lajmit!

    • Stela

      mua me shkakton indinjate, indinjata jote per indinjaten ndaj pavertetesise se lajmit…
      Kur te mesohemi ne te kritikojme mbi baza llogjike dhe jo perkatesie partiake, fetare, race etj, atere ndoshta do zhvillohemi si popull.
      Realisht me habit se si s’te bejne pershtypje trillimet e ulta (por shume te pasura nga ana imagjinative) te lajmeve sot, por merresh me kush e shkroi kritiken…

      • Pilivesa

        Firmos !!!!

        • Skraparlliuu

          Ne kete rast mos u merni me M.Nanon, por me me te “pafytyrin, te marrin apo idiotin” qe halucinon sajesa kaq banale. Ne kete rast nuk eshte Nano problemi, por “ylli” , qe , per “fatin e Shqiperise”, do na beje vezen e kuqe.

    • Memeti

      Zotri mos e lodh mendjen me gazetaret, se shumica prej tyre jan si lypsit na ruge. Si ti japish dica fol mire, nese nuk i jep asgje dot te mallkoj pa asnje far meshire dhe ate si me qene fajtor per mizorin e tij qe nuk arin ne jeten e tij. Shumica e gazetarve jan si Gomari qe mban samarin e pronarit dhe ne fund percjall mendimin e dikujt tjeter, i ban drujt e pronarit.

  • PATRIOTI

    Imagjinoni c’fare munde te beje Spaha, ky sharlatani i politikes po te futet dhe ne parlament. Nuk e imagjinoje qe te jene kaq shume qorra ne Shqiperine e soteme (pas 20 vjeteve lirie).

  • arsen

    Gjeja me groteske ne shkrimin e Nanos eshte se shikon absurdin e veprimit te Spahiut,por harron apo nuk don ta kuptoje,qe eshte njesoj i mjere si Spahiu, deri sa pranon ai dhe media e tij,pa u ndjere fare ti sundoje pa rreshtur prej 2 dekadash,dite mbas dite, nje qenie,me absurde, me qesharake,me diabolike dhe shqiptaro-ngrenese SALI.Prandaj Nano,kur ky absurd monstre eshte pranuar te sundoje se pari nga opozita, qe se paku dy here i dhuroi pa u ndjere pushtetet dhe ju si media,ose eshte bere njesh ne pozicionin e rajase,ose akoma me keq ben dallge zemerimi ne..filxhanin e kafese.Ne fjalorin shqiptar,qendrojne per force zakoni,apo per mode fjale si inteligjenca,trimeri, ndershmeri,etj,

    • reformer

      Une per vete i jap cmimin Shakaja me e Bukur e Vitit!

      A nuk eshte per qeshur? Edhe vete serioziteti me te cilin e ka marre Nano kete lajm eshte per te qeshur.

      Kush eshte Kreshniku? Akoma askush. Ne kemi nje tjeter politikan qe eshte Kryeminister i vendit dhe qe ka marre persiper fatin tone dhe te femijeve tane dhe qe keput cdo dite mufka shume me te medhaja se kjo per te cilen eshte habitur dhe revoltuar Nano.

      Shakaja e Kreshnikut eshte ilac per budallallekun e politikane dhe gazetareve tane.

      • Guest

        mos

      • Busillis

        Mos u bëni budallenj. Nano pyet a janë të marrë këta të AKZ, po e vërteta është se përgënjeshtrimi s’ka mbërritur tek të verbërit që janë gënjyer nga lajmi, dhe kjo ngjarje ka për ta afruar më tpër AKZ tek 10% që rrezikon të marri. Mos e nënvlerësoni idiotsinë se prandaj e kemi akoma Berishën në kurriz

      • tim

        Koment me kripe bravo!-reformer!!!

  • Pilivesa

    Te them te drejten kur e lexova kete lajm ne nje nga rrjetet sociale, kam qeshur me te madhe dhe sigurisht qe s´e besova, pikerisht duke e bazuar ne disa prej argumentave te paraqitura ne kete shkrim. Por nejse, kjo te le te kuptosh se deri ne ç´pike eshte varferuar gazetaria shqiptare. Te besh nje autokritike te tille eshte per t´u vleresuar, Z.Nano, dhe duhet vleresuar guximi juaj per te pranuar gabimin e bere ne emer te te gjithe gazetareve shqiptare. Por mos ndoshta do te ishte me mire sikur te mos i dedikonit asnje lajm me ketij tipi dhe Organizates se tij? Keshtu do te tregohej nje hap maturimi i gazetarise qe te mos merrej me te tille personazhe false!

  • Aqifi

    Muco pse beni sikur indinjoheni mo burre per kete “Yllin ne ngjitje per bashkimin e Kombit”, po ti dhe “opinionist e tjere te pavarur” ishit shume entuziast deri para 2 javesh per kete “YLL”, qe sic berise bashku me ish presidentin “lule sistemin e drektesisise” do te beje “bace me Lule dhe Shqiperine”. Madje aq te lumtur ishit ju per “Yllin” qe do te “rrembente vota nga PD”, sa cdo dite sajonit lajme ne “masmediat e pavarura”, madje dhe keni shpikur sondazhe qe ky “YLL” ka 15% elektorat.

  • Nevzati

    Une nuk dij c’thote Spahiu vete per pavertetesine e ketij lajmi. Qe nuk e ka bere vete lajmin kjo nuk do mend. Dhe mbase kjo nuk do t’i pelqente Mustafa Nanos, qe do te kish qejf qe ta shkruante Kreshnik Spahiu me doren e tij dhe jo caprashitesi debil me emrin Robert Papa, qe ne muajin shkurt eshte me AK-në

  • Fira

    Mua me indinjon indinjata e te indinjuarve ndaj indinjates prapavajtese per tere vargun e njepasnjeshem perndjekes te te indinjuarve ndaj vargut paraardhes te indinjatave… “Don Kishoti i Mances”

  • anonim

    Ne fakt duke pare inteligjencesn e Spahiut dhe shrkimin e Nanos, pa e lexuar ende permbajtjen, mendova se e ka derguar Berisha kete lajm, per t’i prish pune Spahiut, por kur e lexova deri ne fund u habita edhe me shume, sesi Nano dora vete shan Spahiun, pasi sic thote dhe komenti me poshte, po keto media qe ju shkruani sot, sajuan disa sondazhe ku i jepnin atij deri ne 15%, ku e linte mbrapa edhe LSI-ne. Jo se LSI-ja eshte ndonje parti e madhe, por duke iu referuar po ketyre analisteve ajo ka 20 te te gjtiha pushteteve, qe perkthet ne vende pune per anetaret e saj dhe per cudi ky tipi Spahiue linte pas, Zoti. na ruajt me keto palo gazetare dhe palo poltikane si Spahiu.

  • Danton

    O njerez te naive,vetem po te verenit se c’fare cilesimesh perdor Mustafa Nano per Kreshnik Spahiun,do te mjaftonte per te bere pyetjen: nga gjithe ky mllef dhe kjo urrejtje??!!

    Sepse, ne e dime qe ,zoti Nano(Muci) cilesime te tilla i ka ekskluzive per Kryeministrin ,por t’i perdor ato edhe per nje njeri si K.Spahiu,qe ,te pakten deri me me sot,nuk ka mbi shpine ndonje akuze per korrupsion e gjera te ketilla eshte e habitshme !!

    Nuk eshte as ne Parlament;eshte hera e pare qe do te mund te provohet ne zgjedhje;nuk ka shkelur asnje premtim,sepse,s’ka kuptim (apo jo? ) etj etj.

    Rrufjanet e gazetarise mund te spekulojne jashtezakonisht shume ne kete terren teper pjellor per gjera kesodore,por ,duhet edhe ta kuptojne qe, mllefi dhe urrejtja tradhtojne,tradhtojne mendimin e vertete,ndjesite e verteta,shkaqet e verteta;askush nuk eshte i imunizuar nga kjo dukuri!

    E perseris edhe njehere qe ,lajme te tilla te pasakta,levrijne gjithandej shtypit shqiptar,madje ka edhe lajme te tilla qe jane me pasaktesi, me te vertete,skandaloze,por…ja,ku na erdhi si me porosi nje lajm i pasakte,pikerisht nga ai,i cili ka ca kohe qe, na ka prishur terezine me nacionalizmin e tij…!!!

    Te tjerat ,o njerez te mire – pra ato qe kane te bejne me “indinjaten” e ketyre qibareve te gazetarise dhe opinionit publik – jane pallavra,pallavra per idiotet dhe trushpelaret .

  • LORA

    Per mua,zoti M.Nano,ky spathiu eshte edhe idjot edhe i paftyre.Nuk mund te them i marre,sepse ne Shqiperine tone per keto 22 vjetet e fundit nuk eshte lejuar te marre ndeshkim marrezia e te paftyreve dhe idjoteve qe vendosin fatet e vendit tone.
    Nik-xheli ka dale nga menga e bredhjerit te historise dhe mbrohet hapur nga ai.Kush nuk e sheh bordellizmin transparent te tij nuk do vete ta beje kete pune.Nik-xheli nuk u ka faj;ai nuk po fsheh asnje gje.

  • Driton Bakija Gjakove

    Shkrim i mire.

  • Danton

    Po te veresh,ne shume forume, mbi Spahiun apo AK-ne,derdhet pa meshire nje mllef dhe urrejtje e papare,madje ,kjo urrejtje eshte e tille qe ia kalon edhe asaj ndaj Berishes…po po ia kalon edhe urrejtjes ndaj Sali Berishes…!!!

    Po si ka mundesi?! Pse?? Pse tere kjo urrejtje e zeze,aq me shume,dhe per habi qe, Spahiu dhe AK-ja jane ne radhen e pare te sulmit kunder vete Berishes,te cilin e urrejne po keta qe urrejne AK-ne??!!

    A mos, ky fenomen, eshte nje skene surreale,tipike e teatrit absurd,qe vetem ne Shqiperi mund te gjeje vend…?? -Natyrisht,qe eshte e tille,por qe ka shpjegimin e vet te thjeshte,te thjeshte fare,madje aq te thjeshte e ka ,sa e ben me lehtesi kapercimin nga surrealja ne reale dhe anasjelltas…

    -Dihet qe, pika kryesore e programit te AK-se se urryer,eshte bashkimi Kosove-Shqiperi!
    -Dihet qe,nje pike tjeter e cekur nga vete aleancistet eshte edhe Autoqefalia e kishes orthodokse e mbajtur peng nga kleri grek!

    Jane ,pikerisht,keto dy ceshtje, qe kane zgjuar tere kete mllef dhe urrrejtje te papare ndonjehere me pare ndaj nje partie politike …
    Vetem te lexosh shkrimet qe jane bere kunder bashkimit kombetar, haptas fare,por ca me shume ne menyre skuthe ,te terthorte,dhe se nga kush jane bere ,mund te kuptohet me qarte ky mllef i papare ndonjehere me pare!
    Eshte menduar se ndasite krahinore,shpirterore jane te tejkaluara qe nga koha e Rilindjes Kombtare,por,si nje fryme e keqe, e ndyre,e neveritshme keto ndasi e nxjerrin koken herepashere…
    Ky eshte nje shqetesim i madh,jetik per nje komb si ky i yni,por ,hileqaret,oportunistet dhe rrufjanet e te gjitha ngjyrave qe,kane gjetur vende komode ne strehen e re te maskarenjve (ate te kozmopolitizmit), bejne sikur nuk ekziston,sepse,nuk ju intereson!

  • http://www.facebook.com/xhemail.mustafa.5 Xhemail Mustafa

    Une do votoja AK-ne,vetem per dy gjera
    1 per patriotizmin e tyre te pa pare ne Shqiptari, saqe edhe keto dy partite e medha duan tia
    kopjojne programin AK-se si tha dite me pare pinok berisha pashaporta per gjithe Shqiptaret,
    kurse rama shkoi ne Presheve dhe i premtoi maternitet,natyrishte e thene e harruar
    2 qe ti heqin gjithe kleriket grek nga Shqiperia, dhe t,ia kthejne kishen Shqipetareve.
    pershendetje nga nje mysliman

  • halimi

    mos ja ka bere Saliu per ta diskredituar o Muci

  • Pasqyra e Borebardhes

    Mustafa Nano, naivi me i madh ne kete mes je ti, sepse beson me te vertete se kjo eshte hera e pare qe shtypi shqiptar boton me copy/paste nje shkrim te paverifikuar, me autoresi te dyshimte, te mbushur me pasaktesira dhe genjeshtra. Ne fakt, kjo gje ndodh perdite, sidomos ne mediat online. Dhe po te mos kish qene domosdoshmeria per te marre dozen e perditshme te informacionit dhe pa nje fare shprese, se shtypi do te ndryshoje nje dite, gazetat do te kishin falimentuar me kohe. E mira e gjithe kesaj eshte qe na ka bere ne lexuesit te jemi me kritike e te mos i marrim per te veteqena lajmet qe na servirni. Prandaj kot tregon me gisht te sharlatani K.S., por mbaj pasqyren perpara vetes dhe esnafit tend per te pare sa posht keni rene me reciklimin e perditshem te gjysem te vertetave nga njera gazete tek tjetra – dhe ndryshoni!

  • xhoni bravo

    Mea culpa …me breke neper kembe

  • ilir

    Spahiu eshte nje nga gjetjet me spektakolare te Saliut. Ai gjen perhere figura te tilla GFJYSME IDIOTE te cileve u ben kursin e PRESHIT dhe pastaj i ikin nga duart.
    Kujtoni tere figurat qe sot jane kundar Saliut dhe do shihni gjatesine e PRESHIT me te cilin fluturon sejcili.
    Saliu eshte vete PRESHI me i madh qe kjo tokr ka prodhuar .
    A nuk ka nje qeveri preshesh?
    A nuk ka nje administrate prej te njejtes fare?
    Kjo eshte gjeja me e mencur e Saliut. Nuk i iken familjes biologjike te PRESHIT.

  • miri shkodra

    …dhe se fundi, si nuk ka burrerine vete Spahiu ta pergenjeshtroje kete lajm qesharak?

  • besiani

    O danton(me d te vogel), ti ben komente apo shkrime gazete per te mbrojtur me te çmendurin qe ka prodhuar brezi i ri shqiptar dhe qe po fluturon me presh ne prapanice? Ti mund ta keshe shume inat Berishen, por mos ia qaj hallin kaloresit se i tunden kembet apo me mire ne qafen tende. Sa me shume te nervozohesh ti, aq me shume do ta kesh ne qafe. Mbaje se mire e ke. Shqiperia nuk behet me te shara, por me urtesi.Faleminderit po deshe te me kuptosh.

  • Bashkim

    E di Muci,por kot te te pyes se ti e di:
    KATUNAR O MRE BURR
    PA TU RRJEP SHTATE LEKUR
    SHEHERLI NUK BAHESH KURR……no comment

  • In other words

    Prej nga vjen ky Spahiu? E kujtoni çfarë bënte, kur ishte në detyrë shtetrore? Çfarë ndreqi në drejtësi?Nëse nuk ju ka lënë kujtesa,ai bëri një vrimë në ujë.Ai synonte per më lart.Donte të ishte kryetar i dikujt, i diçkaje, jo nënkryetar. Dhe , me porosi dhe leje të Topit krijoi partiçkën e tij, si punë fantazme.Këtë bëri edhe Topi. Tani të dy janë të “rendësishëm.”Ata do ta rregullojnë Shqipërinë siç e kanë rregulluar shokët e tyre:Ngjela ,Gjinushi, e shumë si këta.Kishim nevojë edhe per dy parti të tjera.Mos u çuditni me “guxmin “e tij! Vetëm të habiturit ,të mjegulluarit e Ramës habitën e çuditën kur humbja quhet fitore.Është stili me kokë poshtë i Rilindjes.

  • peqinsi

    kur se un per vete do i jipja cmimin “koqa e kanarit”
    po ca ben ky mo se la nam!

  • lis dushku

    ti mustafa nuk u tmerrove kur papa i dorehequr Ratzinger bekoi fahri balliun.shtepine e tij 55,bash nja dy minuta para se te jepte doreheqjen.Nuk e linte dot detyren pa bekuar tre zagare te kazaneve te bllokut qe cane postbllokun qe ne vitet 70.Keta jane sali berisha pas djemve te enver hoxhes dhe fahri balliu pas djalit te talentuar te ish ministrit te brendshem hekuran isai.NQS.marsianet do te japin ndonje medalje per banoret e tokes,ate do ta marre fari balliu

  • Petriti

    Detyra e gjith Slistve serb eshte te shain Kreshnik Spahin. Kurse ne shqiptaret te ti i kemi syt, na pri dhe do hidhemi ne flak.