Erdogan del në mbrojtje të Hakan Shukur: Edhe Mehmet Akifi ishte shqiptar

hakan_sukur_Ish-futbollisti i Turqisë dhe njëkohësisht politikan i njohur, Hakan Shukur, ka deklaruar gjatë një leksioni në universitetin “Mehmet Akif” se ka origjinë shqiptare. Ky pohim ka sjellë reagime të shumta të medias turke, që ka hedhur akuza dhe kritika ndaj Shukur.

Në krah të Shukur, i cili është edhe deputeti i parlamentit turk, ka dalë Kryeministri i Turqisë, Reçep Taip Erdogan. I pyetur mbi deklaratën e deputetit të Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan ka thënë se Shukur është shqiptar, po ai ka kontribuar për Turqinë dhe meriton respekt dhe mirënjohje.

erdogan-hakan“Deputeti, miku im Hakan Shukur mbajti një leksion në Universitetin ‘Mehmet Akif’ ku tha se nuk jam me origjinë nga Turqia, por jam shqiptar. Unë them se edhe Mehmet Akifi është shqiptar. Akifi shkroi himnin tone, por ai nuk ishte avokat i Shqipërisë”, – tha Erdogan.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për çështjen kurde në Turqi gjatë një leksioni në universitetin ‘Mehmet Akif’, Shukur deklaroi: “Unë jam shqiptar, nuk jam turk, nëse e shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi im është më ndryshe. Unë jam ushqyer nga kjo tokë”.

23 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 23 Shkurt 2013. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • duka

    Tije i madh dhe zemergjan