Rama: Sporti, pjesë e programit tonë për të larguar të rinjtë nga...

Rama: Sporti, pjesë e programit tonë për të larguar të rinjtë nga bixhozi

2
0
SHPËRNDAJE

edi rama per sportinKreu i PS ka premtuar rilindjen e sportit përmes organizimit të aktiviteteve sportive në shkolla e universitete dhe ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme me qëllim largimin e rinisë nga bixhozi dhe kafenetë.

Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në kampionatin e minifutbollit për të rinjtë, që Partia Socialiste ka organizuar në Tiranë, ku ka premtuar gjithashtu mbështetje ndaj talenteve të reja për t’u bërë figura të mëdha të sportit.

Kampionati i minifutbollit për të rinjtë u fitua nga skuadra e Ali Demit, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë u renditën Instituti i Bujqësisë dhe Instituti i Sporteve.

1 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)