Taksa e sheshtë “shpoi” xhepat

Ekspertët japin me fakte se reforma fiskale nuk ndikoi te punësimi dhe në rritjen ekonomike

Efektet nga kriza

Depozitat – Pas vitit 2008, kur ra kriza, depozitat e individëve u rritën me mbi 300 miliardë lekë, por në 2012-n, ritmi i tyre zbriti në 6.2%, gati dy herë më pak se 2011-a

Konsumi – Sipas INSTAT-it, në 2012-n importet shënuan rënien më të madhe historike, me 8% duke konfirmuar tkurrjen e konsumit. Makineritë dhe pajisjet ranë me 14%

Fitimet – Sipas Ministrisë së Financave, fitimi i bizneseve vitin e kaluar u tkurr me rreth 16%, ndërsa paga mesatare e të punësuarve në sektorin privat u ul me 8.4%

ARD KOLA

Ekspertët e sektorit të financave publike japin me fakte se taksa e sheshtë, e aplikuar në janar të vitit 2008, nuk solli efektet e pritshme në ekonomi, madje për një kategori të caktuar punonjësish ndikoi negativisht te të ardhurat.

Para se të hynte në fuqi, mbi pagat aplikohej taksa progresive, e cila vinte në rritje në raport me nivelin e të ardhurave, por me taksën e sheshtë, tatimi u vendos njëlloj për të gjithë, 10 për qind. Me justifikimin që vendosja e taksës së sheshtë, e aplikuar në disa vende të ish-bllokut lindor, do të sillte përveç të tjerave një lehtësi në procedurat e mbledhjes dhe më pak evazion fiskal, njëkohësisht me sheshimin e tatimit mbi të ardhurat personale u vendos edhe përgjysmimi i tatimit të fitimit, që paguajnë kompanitë.

“Vendosja e taksës së sheshtë përgjysmoi barrën fiskale mbi bizneset, uli barrën e taksës për pjesën e shoqërisë me të ardhura më të larta, mbi 141300 lekë në muaj më 1 korrik 2007, dhe e rriti atë për personat me të ardhura të ulëta e të mesme, ku grafiku tregon dukshëm që të ardhurat e mesme, afërsisht nga 300 deri në 900 mijë lekë në muaj, pësuan dëmtimin më të thellë”, thotë Gjergj Filipi, drejtor i kërkimeve në institutin “Agenda”.

Ky institut, më mbështetjen e “Soros”-it, publikoi së fundmi një raport tremujor mbi gjendjen ekonomike të vendit, duke renditur me shifra situatën ku ishim, ku jemi dhe parashikimet apo pritshmëritë sipas rastit.

Në grafik duket qartë ecuria e ndikimit që ka pasur taksa e sheshtë dhe dallimi me taksën progresive. Së fundmi, qeveria e ka pranuar se taksa e aplikuar 10 për qind për çdo punonjës, pavarësisht nëse merr të ardhura të ulëta, ndikoi negativisht, dhe po përpiqet ta zbusë efektin 5 vjet pasi e vuri në zbatim. Aktualisht për pagat deri në 30 mijë lekë, taksa 10 për qind nuk aplikohet deri në shumën 10 mijë lekë (pra taksohet diferenca 20 mijë lekë). Propozimi i fundit ka të bëjë me një kufi që shkon në 30 mijë lekë (pra, për këto nivele pagash bruto nuk do të aplikohet taksë) dhe nga ku pritet të përfitojnë, sipas Ministrisë së Financave, rreth 150 mijë punonjës.

Ekspertët e “Agenda”-s shtrojnë disa pyetje lidhur me efektet e tjera që mund të ketë dhënë taksa e sheshtë. Ajo u vendos nga qeveria për të rritur punësimin, për të thithur sa më shumë investime private dhe gjeneruar rritje të konsiderueshme ekonomike.

Filipi thotë se, disa prej vendeve që eksperimentuan përpara Shqipërisë me këtë sistem taksimi patën efekte pozitive në tregjet e punës. “Në fund të fundit do të kish qenë e shëndetshme për ekonominë nëse rritja e barrës fiskale mbi pagat e shumicës së shqiptarëve në punë do të prodhonte më shumë vende pune për pjesën e papunë të shoqërisë”, shton eksperti.

Nga të dhënat duket se, në dy vitet e para të zbatimit, taksa e sheshtë nuk prodhoi rritje të punësimit, por përkundrazi. Shifrat paraprake të viteve pasuese (2010-2011) justifikojnë të njëjtën tendencë. “Nuk është se ekonomia shqiptare ka ditur si të nxisë një zhvillim ekonomik që krijon punësim, pra mirëqenie të përgjithshme, as në vitet përpara taksës së sheshtë. Shumë teori ekonomike argumentojnë nevojën e shoqërimit të rritjes ekonomike të lidhur drejtpërdrejt me nivele më të larta punësimi, lidhje kjo e ndërsjellë”, thotë Elena Polo, analiste e kërkimit në institut.

Jo vetëm që nuk është bërë asnjë përpjekje për nxitje të punësimit, por më keq akoma, as rritja ekonomike në formë mekanike apo natyrale, nuk ka mundur të krijojë vende shtesë pune, në kuadër kjo edhe të vetë ciklit të shpërndarjes së të ardhurave në ekonomi, fare pa u futur në sistemin e rishpërndarjes apo shpërndarjes së dytë, sikurse njihet ndryshe.

Viti 2012 ka shënuar një përkeqësim të normës së papunësisë, e cila për tremujorin e tretë 2012 llogaritet në nivelin e 13.3%.

Sipas INSTAT-it ka një rënie të lehtë kundrejt nivelit të mëparshëm. Sa i takon rritjes ekonomike, nga 5-6 për qind që ishte para krizës, ajo ka regjistruar një nivel mesatar prej 3 për qind, ndërsa në vitin 2012 pritet të jetë 1.5 për qind.

Autor te 7 Mars 2013. Ekonomi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Fair

    Vetem ecuria e konsumit te shikohej e gjithcka do shihej si ne pasqyre. Si mund te konsumoje me shume nje qe merre me pak? Dhe si do te rriste prodhimin nje prodhues qe shet me pak? Dhe si do te shtohen vendet e punes kur bie fuqia blerese? Pre ke do te prodhojne keta punetore te shtuar, per bleres imagjinar?

  • nastradini

    TAKSA PROGRESIVE PER BIZNESIN E SHESHTE,
    si dystaban qe ne Krize ekonomike eshte ZERUAR fare me token dhe fshihet si zhapiku ne bar. Kur shqyptaret do te kuptojne se fajtori per punesimin dhe prodhimin nuk eshte sistemi fiskal i gabuar, por Kriza Ekonomike Boterore. Ka ardhur koha qe shqyptaret te hedhin poshte mashtrimet me numura cikrku qe po i ben politika me MAGJIRA fiskale dhe te shiqojne pragmatisht Boten si shtetet e tjera, te cilat po shtrengojne rrypin, dhe po reduktojne shpenzimet ne buxhet pa premtuar PARAJSA ekonomike per mjeranet me ZERIME taksash dhe tatimesh, me ndryshime sisteme fiskale sikur te jene te paret qe kane zbuluar SEZAMIN e Ali Babait per shpetimin nga varferia. Shqyptaret duhet te kuptojne se REMITANCAT e emigranteve kane mbajtur vendin e tyre para se te fillonte Kriza Ekonomike dhe kur keto reken nuk ka si te mos ulet fuqia blerese ne treg. Rrjedhimisht nuk ka sesi tregetaret te mos ta ndjejne kete ule ne xhirot e tyre. Te vjen per te qeshur kur biznesi shqyptar shikohet nga politika si biznesi i fasoneve. Ky biznes nuk i sjell asnje zhvillim vendit sepse shfrytezon vetem krahun e lire te punes dhe te ardhurat ne shtet sic vijne ashtu edhe ikin ne dhe te huaj. A ka bere njeri hesap cfare FITIMI deklarojne fasonistet ne shtet? Sepse do te dale qe eshte si i biznesit te vogel qe Edi Rama do ta ZEROJE me teorine e tij te takses progresive. Atehere ku eshte biznesi i madh barkderr? Se nastradini po e kerkon me qiri ne dore dhe nuk po e gjen kerkundi? Ku jane pasaniket shqyptare qe t’i nxjerrim nga brimat e miut dhe t’i tatojme me taksen famoze progresive te Edi Rames dhe autorit te ketij shkrimi. Dhe t’i tregojme Botes se shqyptaretkane zbuluar BICIKLETEN.

  • be

    Une mendoj zoterinje eksperte se nuk eshte faji i takses se sheshte qe ka rene ekonomia po eshte kriza boterore qe fale lekut shqiptar qe na vjen ne mbrojtje se po te ishim me euron do kishim vdekur fare jo do ndienim krize por leku shqiptar na mbron sidomos kur kemi prodhim te brendshem.Pergezoj qeverine qe po nxite bujqesine ,blegtorine dhe prodhimet vendase ,kemi nevoje per zhvillim ekonomie ne faktoret prodhues jo me ndertime ,apo ne fasone apo dhe te tjera biznese qe nuk jane prodhuese.tegjithe jane bere tregetare dalin ne rruge per te shiyur kush i prodhon keto pse ti blejme me euro dhe ti shesim me cmime te larta kur prodhojme ne vendin tone .Rritja e ekonomise ka te beje vetem me rritjen bujqesi blektori ,industri.taksa e sheshte eshte shume e paster dhe e qarte ne llogaritje.

  • Asllan kukeli

    taksa e sheshte 10% dhe kryeministri aktual stalinist dhe famekeq berisha jane dy ndothite me te keqija ne historine e shqiperise. Pra kjo takse e sheshte lejon kompani multi miljonereshe ne euro e kam fjalen qe te pergjysmonin vleren qe i derdhnin shtetit shqipetar. Si mund te jete e drejte dhe pzitive faki qe kompani te tilla si vodafoe, amc, the te gjitha bankat e nivelit te dyte paguajne 10 per qing tatim mbi fitimet e tyre qe arrijne ne miliona euro ne vit, dhe ne te njejten kohe konsumatori shqipetar paguan 20% tvsh per cdo mall dhe sherbim qe blen dube filluar nga energjia electrike e deri tek mielli e prudukte te tjera jetike. Kjo ka vetem nje shpjegim: Ky kryeminister arrogant dhe i pa meshrshem kerkon shkaterrimin e klases se mesme dhe te varfer ne vend dhe gjithcka ai ben shkon ne ndihme te multi milionereve. Ky me te vertet qe eshte kthyer ne nje enver te vertet dhe duhet larguar sa me pare se po shkaterron shqiperine………