Vjehrra dhe nusja

Leksionet tradicionale dhe moderne për një marrëdhënie që nuk ka qenë kurrë e lehtë në të gjithë historinë e njerëzimit. Provojini, mund t’ia vlejë

Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira

Është e qartë. Nëna e bashkëshortit tuaj ka më shumë dëshirë të kalojë kohë me djalin e saj, sesa me të dy ju. Por, cili është problemi. Një marrëdhënie e tillë nuk të ndihmon. Gjeni gjuhën e përbashkët dhe mundohuni të mendoni për të mirat që mund të sjellë ajo në marrëdhënien tuaj. Ja disa këshilla për ta bërë të mundur këtë.

Vlerësojeni vjehrrën për tiparet më të mira të bashkëshortit tuaj

Keni rënë në dashuri me sytë e tij dhe buzëqeshjen fantastike. Por, kujtohuni. Gjysma e gjeneve të tij vjen nga mamaja e tij. Edhe nëse e keni të vështirë, lavdërojeni atë për anët e mira që ka bashkëshorti juaj.

Ftojeni për të dalë herë pas here bashkë

E sigurt që vjehrra juaj adhuron të kalojë kohë me djalin e saj. Por, ai jo gjithmonë është i gatshëm për t’ia dhënë këtë hapësirë. Doni të fitoni pikë? Merreni dhe dilni me të për ndonjë kafe apo për të bërë ndonjë pazar.

Përpiquni të kuptoni dëshirat, pasionet e saj

Të tregoni interes për gjërat që ajo pëlqen do t’ju japë ju dhe vjehrrës suaj mundësi për të diskutuar për tema të ndryshme, përveçse për atë çfarë ju keni të përbashkët, bashkëshortin.

Kërkoni këshillat e saj

Nëse është një gjë që vjehrrat e dashurojnë, është ndjenja e të qenët e nevojshme. Kërkojini këshilla për gjëra për të cilat ajo ka përvojë, si për shembull çfarë ëmbëlsire të bësh për ditëlindjen e bashkëshortit apo si t’ia bësh me tapetin që të është prishur pak.

Vishe bluzën që ka blerë për ty, edhe pse është e shëmtuar

Mund të mos jetë bluza e stilit tënd, por të veshësh të paktën një herë bluzën që të ka blerë, e sigurt që nuk do të të vrasë. Dhe kur ta vishni, mos harroni të buzëqeshni.

Bëjini komplimente

Komentoni për stilin e saj të ri të flokëve. Thojini që ju pëlqen çanta që mban. Nëse e bëni të ndihet mirë për veten, ajo do ndihet mirë dhe me ju gjithashtu.

Kërkoni ndihmë në kuzhinë

Ju mund të dini të gatuani makaronat, por pyeteni vjehrrën se si ta përgatisni salcën dhe nëse i keni hedhur kripë sa duhet. Kjo do ta përfshijë dhe do ta bëjë të ndihet superiore në kuzhinë. Kush e di, ndoshta mësoni ndonjë gjë të re?

Përgjigjuni vërejtjeve me një buzëqeshje

Shpresojmë të mos arrijmë këtu, por nëse vjehrra juaj bën një vërejtje të ashpër, pretendoni se nuk e vutë re. Sigurisht nuk është e këndshme dhe e lehtë, por të shqetësohesh për këtë, vetëm sa mund ta inkurajojë për t’ju vënë në dizavantazh. Nëse reagoni siç duhet, ajo do heqë dorë.

Bëjini një dhuratë

Një dhuratë e vogël tregon se ju mendoni për të. Tregohuni e zgjuar, jepjani dhuratën në prani të bashkëshortit.

Kujtojeni për trashëgimtarët

Ta bësh gjyshe vjehrrën është mënyra më e mirë për të hyrë në zemrën e saj, megjithëse jo një arsye e mirë për të pasur fëmijë. Nëse flisni për të ardhmen tuaj dhe për fëmijët që do sillni në jetë, sigurisht që do bëheni më e dashur në sytë e saj.

Autor te 7 Mars 2013. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry