Tërmeti i Japonisë u ndje edhe në hapësirë

Tërmeti i Japonisë u ndje edhe në hapësirë

8
0
SHPËRNDAJE

termeti ne japoniTërmeti i dy vjetëve më parë në Japoni ka qenë aq i fuqishëm, saqë efektet e tij janë ndjerë edhe në hapësirë, shkruan BBC.

Media britanike citon shkencëtarët të kenë thënë se dridhja me fuqi prej 9.0 shkallësh të Rihterit, më 11 mars të vitit 2011, ka dërguar një oshëtimë zëri në atmosferë, e cila është regjistruar nga sateliti ‘Goce’.

Instrumentet e tij super të ndjeshme kanë qenë në gjendje të kapin çrregullimin, teksa ka kaluar nëpër të çarat e holla të ajrit, ende të pranishme rreth 255 km në largësi nga Toka.

Prej kohësh ka qenë e ditur se tërmetet e fuqishme gjenerojnë valë akustike me frekuencë shumë të ulët, por asnjë anije kozmike në orbitë nuk ka pasur mundësi t’i regjistrojë ato deri në vitin 2011, raporton BBC.

10 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)