BB6: Elona: “Sjellja e Ninos, pjesë e strategjisë”; Olta: “Nuk mund ta fal për sjelljen e tij”

ninoNë dhomën e gjumit të katit të dytë, është krijuar një zënkë mes Joanës dhe Anaidit, e cila ka filluar që gjatë provës javore. Joana është qejfmbetur ndaj Anaidit, i cili ka bërë një veprim të pahijshëm ndaj saj, duke e goditur me shkelm. Të dy shkëmbejnë batuta kundrejt njëri-tjetrit, ku Anaidi e justifikon se e ka goditur shumë pak dhe se nuk e ka pasur seriozisht. Marselini dhe Elena mundohen t’i qetësojnë, duke i thënë që të mos i kushtojnë rëndësi kësaj situate.

Pas pak minutash, Anaidi shkon në krevatin e Joanës e fillon ta përqafojë e të qëndrojnë afër saj, si për t’i kërkuar falje e për ta qetësuar. Ndërsa banorët e tjerë shtrihen për të fjetur gjumë.

Olta dhe Elona janë duke folur për Marselinin dhe sjelljen e tij pas zënkave që ka pasur me shumicën e banorëve. “E ke parë se si është bërë Nino, pasi unë e injorova komplet?”, thotë Olta, e cila pret një mendim nga ana e Elonës, pasi edhe ajo ka debatuar ashpër me Marselinin. “është strategji sjellja e tij e mirë”, i bën të qartë Elona. Ajo mendon se Marselinit i intereson që të ketë sa më shumë miq brenda shtëpisë dhe për këtë arsye po mundohet të rregullojë marrëdhënien me ta. Më pas ajo flet për veten dhe thotë se edhe pse mund të ketë relata shumë të këqija me dikë, nuk mundet dot që ta injorojë komplet, pasi është ofendim shumë i madh, megjithëse në rastin konkret, Marselini e ka merituar. Elona thotë se nuk ka ndryshuar mendim për të, pavarësisht se thjesht po sillet mirë me të. Të njëjtin mendim ka edhe Olta, e cila thotë se e konsideron si një banor me të cilin bashkëjeton, por nuk mund ta falë për sjelljen e tij kundrejt saj. “Unë do të preferoja që as “mirëmëngjesi” të më thoshte, pasi është shumë fals”, shprehet Elona, e cila mendon se që në atë moment fillon hipokrizia e tij, por thjeshtë ndien për detyrim ta respektojë.

15 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 15 Mars 2013. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry