Denoncimi – Sajmir Cami denoncoi në polici se ditën e shtunë, rreth orës 18:30, i është larguar nga banesa djali i tij 10-vjeçar, A.Cami. Ishte parë duke luajtur me shokët para banesës


Ndërhyrja – U ndërhy në banesën e Ardian Prenjasit, me precedent të mëparshëm, ku është gjetur i fshehur në ambient të mbyllur të banesës fëmija, si dhe shtetasi Ardian Prenjasi


Operacioni 


Autori kishte lidhur litarin në formë laku në banjë, në dorë kishte thikë


Sokol Çobo


Foto ilustruese

Foto ilustruese


Një fëmijë 11-vjeçar është marrë peng, dhunuar fizikisht dhe seksualisht, nga vrasësi pedofil Ardian Prenjasi, për 20 orë me radhë. A.Cami është larguar nga banesa pasditen e së shtunës, në orën 18:30, ndërsa është parë duke luajtur para shtëpisë. 45-vjeçari Prenjasi e ka gënjyer, fillimisht duke i kërkuar të blejë diçka dhe më pas e ka ftuar në shtëpi, duke e kërcënuar të qëndrojë urtë, pasi në të kundërt i rrezikoheshin prindërit. Babai, nëna, gjyshi, gjyshja dhe motra e të miturit kanë kryer kontrolle në të gjithë zonën, ndërsa kanë shkuar edhe te shokët për ta kërkuar, por ka qenë e kotë, pasi nuk kanë gjetur asnjë gjurmë. Ai është gjetur mesditën e së dielës, në orën 14:10, në apartamentin që kishte marrë me qira Prenjasi, në dollapin e rrobave, ku ishte futur nga agresori, i cili e kishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht. Në banjën e apartamentit, që ndodhet rreth 10 metra larg me atë të familjes Cami, u gjet një litar me gjatësinë e vogëlushit. Policia dyshon se me këtë litar 45-vjeçari nga Librazhdi do të varte fëmijën, ndërsa në momentin e arrestimit, Prenjasi kishte edhe një thikë.


 


Zhdukja e 11-vjeçarit


Sajmir Cami, një efektiv i burgjeve, tha se fëmija i tij u largua pasditen e së shtunës. Ai ka shkuar për të luajtur me bashkëmoshatarët e tij dhe rreth orës 19:00, kur kthehej zakonisht në shtëpi, nuk është kthyer. Familja ka dalë për ta kërkuar në të gjithë zonën, ku kanë kërkuar në qendrat e internetit dhe lokalet e zonës, por në asnjë nga këto vende ku qëndronte zakonisht nuk është parë. Gjatë gjithë natës duke u gdhirë e diela, familjarët nuk kanë reshtur së kërkuari, ndërsa janë parë edhe disa persona që nuk kanë qenë banorë të zonës. “Disa persona kanë shkuar në shtëpinë e Ardian Prenjasit. Kërkonin diçka. Pas disa insistimeve, u larguan”, pohojnë banorët e zonës. Këtë moment e ka parë edhe Jonuz Cami, gjyshi nga babai i A.Camit, i cili lajmëroi familjarët për ndodhinë, ndërsa më pas u lajmërua edhe policia. “Në momentin që disa persona po kërkonin Ardianin, më lindi dyshimi se ai mund të kishte gisht në zhdukjen e nipit tim. Disa persona po e thërrisnin në emër, ndërsa unë pashë që një nga perdet e apartamentit lëvizi pak. Kam dyshuar se mund të ketë pasur njerëz brenda dhe për këtë kam vënë në dijeni edhe policinë”, tregon për gazetën “Shqip”, Jonuzi teksa pohon se personat në fjalë kanë tentuar të futen nga dritarja e apartamentit. “Kërkonin diçka, ndoshta një çelës, të cilin e kishte Ardian Prenjasi. Nga shtëpia në fjalë nuk dilte asnjë njeri, ndërsa vazhdimisht unë dyshoja se kishte njerëz brenda, pasi lëviznin pak perdet”, vijon rrëfimin Jonuz Cami. Sipas tij, policia ka ndërhyrë mesditën e së dielës, në momentin që familjarët kishin intensifikuar kërkimet dhe qëndronin vazhdimisht në rrugën “Bujar Kaloshi”. Apartamenti i Ardianit dhe banesa e të miturit janë përballë njëra-tjetrës. “Pas tentativës së kolegëve të Ardianit, në vendin e ngjarjes erdhi policia, e cila kreu operacionin dhe gjeti në dollapin e rrobave nipin tim”, thotë gjyshi. Ndërkohë, policia ka gjetur në banjë edhe autorin, Ardian Prenjasi, i cili kishte në dorë një thikë. Litarin e kishte varur në banjë, gati për të kryer ekzekutimin e të miturit.


 


Djali në spital


Pas gjetjes, djali i mitur, 11-vjeçari A.Cami, është dërguar menjëherë në spital. Djali është gjetur në gjendje të rëndë psikologjike. “Unë, bashkë me të ëmën e djalit, jemi nisur në drejtim të spitalit. Gjatë rrugës mendova se nuk ishte gjallë. Fatmirësisht është mirë dhe falënderoj Zotin. Iu luta policit dhe mjekëve që të paktën ta takojë e ëma. E lanë dhe mesa më tha e ëma, djali sapo e kishte parë e përqafoi. Më vonë filloi të lotonte dhe nuk i kishte thënë asnjë fjalë. Dukej në gjendje të mirë shëndetësore, por në gjendje të rëndë psikologjike”, pohon për gazetën Jonuz Cami. Burime nga Policia e Tiranës pohojnë se djali është dërguar në Mjekësinë Ligjore për ekspertizë paraprake, ndërsa të dhënat e para flasin se ai është dhunuar edhe seksualisht nga 45-vjeçari. Në trup ka pasur disa shenja dhune, në formën e çarjeve. Ka dyshime se 45-vjeçari e ka goditur vazhdimisht.


 


Me litar dhe thikë


Një litar, me të cilin ishte bërë një lak, është gjetur në banjën e apartamentit, ku qëndronte edhe Ardian Prenjasi. Policia e Tiranës pohon se vrasësi pedofil është gjetur në banjën e apartamentit, të cilin e kishte marrë me qira. “U gjet me një thikë në dorë në banjë. Pas ndërhyrjes, ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3 të Policisë, ku dhe u mor në pyetje, ndërsa ekspertët shkuan në vendin e ngjarjes. Litari ishte në madhësinë e fëmijës, ndërsa laku ishte bërë për eliminimin e 11-vjeçarit”, pohojnë burimet policore.


 


Thika dhe litari – Gjatë kontrollit dhe këqyrjes së bërë banesës së shtetasit Ardian Prenjasi, u fiksua një litar i varur, lidhur në formë laku, si dhe një thikë, të cilat janë përdorur nga autori për të ushtruar dhunë ndaj fëmijës


Provat – Policia grumbulloi prova të mjaftueshme dhe të pakontestueshme, se shtetasi Ardian Prenjasi është autor i dyshuar i vrasjes dhe më pas zhdukjes së trupit të të miturit Julian Çela


 


Banorët tregojnë se Ardiani kishte shoqëri vetëm me fëmijët


Profili i maniakut, i gënjente fëmijë me çokollata dhe lekë


foto ilustruese 2Askush nuk e kishte menduar se në rrugën “Bujar Kaloshi”, në zonën e Laprakës në Tiranë, jetonte një maniak seksual, megjithëse kishte precedent penal të mëparshëm. Në një banesë dykatëshe, Ardiani kishte marrë me qira një apartament të vogël në katin e parë, përballë banesës së familjes Cami. Banorët e zonës tregojnë për “Shqip” se ai ishte mjaft enigmatik, pasi nuk zinte shoqëri me asnjë person të rritur. Të vetmit “shokë” ishin disa fëmijë të zonës, të cilët i çonte për të blerë paketa me cigare dhe disa sende të tjera, ku në fund u jepte edhe një “bakshish” të mirë. Në regjistrin e gjendjes civile ai figuron beqar, ndërsa ka si vendlindje dhe vendbanim Librazhdin, ku dhe ka lindur. Por, banorët e zonës pohojnë se ai ka jetuar muajt e fundit në zonën e Laprakës, madje ka qenë një tip mjaft i qetë dhe se është parë në shoqërinë e një vajze nga Peshkopia, disa herë më e re. Ana, një banore e zonës, thotë se “Ardiani nuk fliste me njeri, ndërsa shoqërohej vazhdimisht nga një vajzë nga Peshkopia”. Sipas saj, vajza mund të ketë qenë rreth 20 vjeçe dhe është parë shpesh në shoqërinë e 45-vjeçarit, madje edhe në apartament. “Banorët e zonës njihen kryesisht me njëri-tjetrin. Madje, në momentin që një ‘i huaj’ vjen në këtë zonë, ai vëzhgohet. Në rastin e këtij personi, ai sillej shumë ndryshe dhe nuk kishte aspak shoqëri me askënd. As në dyqanet dhe lokalet e zonës. Për çudi, ai shoqërohej vetëm me persona të mitur. U jepte lekë dhe çokollata. Nuk e kishim menduar kurrë se mund të ishte një maniak seksual. Të paktën këtë përshtypje jepte. Me familjen Cami kanë dyert përballë dhe nuk ka pasur shoqëri”, vijon Ana, teksa pohon se ndoshta ky person e ka paramenduar një veprim të tillë, duke mos krijuar shoqëri me banorë të zonës. Të tjerë banorë pohojnë se kanë pasur vetëm një përshëndetje me Ardianin, për të cilin thonë se ka qenë një tip i mbyllur. Madje, edhe Sajmir Cami, babai i 11-vjeçarit që u mor disa orë peng, tha se “komshi ynë është, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohë banon pranë nesh. Kur e mësuam, nuk dinim ç’të bënim. Çdo gjë ia lëmë në dorë policisë dhe drejtësisë”.