Teknologjia
Një kapsulë e hapësirës me tre astronautë u kthye në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.
Astronauti amerikan, Kevin Ford, dhe kolegët e tij rusë, Oleg Novitskiy dhe Evgeny Tarelkin, zbritën të sigurt sot në mëngjes me një kapsulë ruse “Soyuz” në stepat e mbushura me borë të Kazakistanit.
Të tre burrat qëndruan për 144 ditë në stacionin hapësinor. Kthimi i tyre, i planifikuar fillimisht për të premten, u shty një ditë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike në zonën e zbritjes.
Astronauti kanadez, Chris Hadfield, kryeson tani ekuipazhin prej tre vetash që gjendet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.