Norvegji-Shqipëri: 0-1, Salihi çon kuqezinjtë në avantazh

Shqiperia_480780Përfundon me avantazhin e kuqezinjve ndeshja Norvegji-Shqipëri. Hamdi Salihi ka qenë heroi i ndeshjes, pasi kaloi në avantazh kombëtaren shqiptare me një gol të shënuar në minutën e 67-të.

Në një temperaturë -10 gradë sot në Oslo kuqezinjtë kanë zhvilluar një lojë të mirë, duke pasur disa raste për të shënuar. Kështu në minutën e tretë Salihi kontrollon mirë topin me gjoks, por kthesa e tij nuk është e fortë sa duhet dhe nuk arrin të realizojë. Më pas situatën e marrin në dorë norvegjezët, që rrezikojnë me anë të Soderlund, që merr një pasim të mirë, por nuk arrin të finalizojë siç duhet.

Më pas vjen një tjetër moment i artë për Shqipërinë në minutën e 26-të. Migjen Basha është përballë me portierin, ka hapësirën e nevojshme, por godet në mënyrë të gabuar.  Mesfushori debutues kontrollon me gjoks një krosim nga e djathta e sulmit tone dhe godet fluturimthi, por topi përfundon jashtë.

Formacioni

De Biazika ka sjellë pak ndryshime në ndeshjen e sotme, që për formacionin kuqezi është e para që luhet për Eleminatoret e Brazil 2014. Si gjithmonë në portë ka qenë Etrit Berisha dhe përpara tij katërshja mbrojtëse: Dallku, Cana, Mavraj dhe Agolli. Përpara mbrojtjes ka debutuar me kuqezinjtë lojtari i Torinos Migjen Basha, i lejuar nga FIFA për të veshur fanellën tonë vetëm dy ditë më parë. Përkrah tij ka qenë i përhershmi Bulku, ndërkohë që në krahët e mesfushës kanë qenë Lila dhe Roshi. Sa i përket sulmit ka pasur një risi, pasi që nga minuta e parë ka qenë dyshja Salihi-Cani.

22 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 22 Mars 2013. Kryesoret, Sport. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Kavajsi

    Bravo Salihi,bravo djemt e kombetares,suksese me tutje.
    Shpresojm te mos ket qene i pranishem Kryetari i Bashkise se Kavajes bashke me ashikun e vet kokqoshe,indritin.

  • Mr J

    O c’lumturiiiiiiiiiiiiiiiiiiii