Hetimet për vdekjen e miliarderit kundërshtar të Vladimir Putin

borisPolicia britanike ka kryer ekzaminime të hollësishme nga ekspertë atomikë, kimikë dhe biologjikë në shtëpinë ku u gjet i vdekur oligarku dhe pasaniku rus, Boris Brezovsky, që ishte edhe kritik i Qeverisë së Rusisë dhe presidentit vladimir putin.

Në njoftimin e policisë thuhet se kërkimet nga ekspertët e këtillë po bëhen si masë “paraprake” për mbrojtjen e oficerëve, që po zhvillojnë hetime për këtë vdekje, ndërkohë që trupi i pajetë i Berezovskyt mbetet në shtëpinë e tij në Ascot afër Londrës.

Më herët policia britanike e ka përshkruar vdekjen e Berezovskyt si “të pashpjegueshme”.

Boris Berezovsky, 67 vjeçar, për një kohë të gjatë kritik i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dje është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai ishte në mesin e biznesmenëve elitë rusë, të njohur si oligarkë, që krijuan pasuri nga privatizimi i kapaciteteve shtetërore, pas shkatërrimit të komunizmit në ish-Bashkimin Sovjetik.

24 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 24 Mars 2013. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry