Arratisja nga burgu i Trikalas, kapet i treti, tetë në kërkim

Greqi

Publikohen emrat e të arratisurve shqiptarë 

policia grekeNjë ditë pas arratisjes spektakolare të 11 të dënuarve nga burgu i Trikalas në Greqi, konfirmohet zyrtarisht arrestimi i të arratisurit të tretë, ndërkohë që policia greke bën të ditur edhe emrat e 8 personave të tjerë që janë ende në kërkim.

Mediat greke kanë botuar fotografitë e të arratisurve. Bëhet fjalë për 8 shtetas shqiptarë: Flaulant Luli, 27 vjeç, Edison Lika, 25 vjeç, Ilir Kupa, 27 vjeç, Marjan Kola, 36 vjeç, Klement Cala, 25 vjeç, Admir Murataj 41 vjeç, Ermal Lita, 35 vjeç dhe Fatos Sulaj, 31 vjeç.

Mësohet se vijon operacioni për kapjen e tyre, duke u përqendruar veçanërisht në kërkimet nga ajri me helikopterë, ndërsa policia greke dyshon se të arratisurit kanë kaluar kufirin e gjelbër.

Ngjarja filloi të premten, kur dy furgonë iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Nga ana tjetër, një grup të dëbuarish nga krahu C, ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë.

Nuk dihet ende sesi janë futur armët në mjediset e burgut, por sipas disa informacioneve, kallashnikovët mund të jenë futur në burg, ditën e tentativës për arratisje të të dënuarit Panajotis Vlastos, në 24 shkurt. Vlerësimet e policisë flasin edhe për një ”hakmarrje” nga bashkëpunëtorët e Vlastos, që me aktin e natës së kaluar u përpoqën për një arratisje në masë.

 

Autor te 25 Mars 2013. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • per te qeshur

    cfare burgje koti paska Greqia,ku te burgosurit arratisen si neper filma aksion..dhe jane ne BE…:)