komisioni i ekonomiseMazhoranca në Komisionin e Ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e saj nismën e qeverisë për heqjen e taksave për sektorin e bujqësisë. PS votoi në pranim projektligjin, por nuk mori pjesë në votimin në tërësi të saj.


Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Arjona Dyrmishi tha se nisma synon eliminimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjitha produktet e importit që do përdoren në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë dhe reforma do t’i japë shtysë prodhimit vendas.


Ndërkohë, deputetët e opozitës në komision akuzuan qeverinë se po i ndërmerr këto masa për efekt elektoral, pasi i njëjti propozim u bë nga socialistët në dhjetor, por u hodh poshtë nga mazhoranca. Shqetësues për socialistët është se si do të mbulohen në buxhetin e shtetit gropa prej 130 milionë dollarë që vjen si pasojë e zbatimit të ligjit.


Nga zbatimi në terren i kësaj nisme është përllogaritur të përfitojnë rreth 150 mijë ferma në vend.


27 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)