16 vjet nga Tragjedia e Otrantos

anijaSot shënohen 16 vjet nga tragjedia e Otrantos, ku 81 persona, mes të cilëve dhjetëra gra e fëmijë,  u zhdukën dhe humbën jetën në ujërat e detit Jon.

Pritet që familjarë dhe të afërm të viktimave të zhvillojnë homazhe në nder të atyre që humbën jetën teksa përpiqeshin të emigronin drejt Italisë. Ata vijojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar në këto 16 vjet, ndërkohë që apeli i është drejtuar shtetit shqiptar, me qëllim dëmshpërblimin e familjeve të këtyre viktimave dhe vënien në vend të drejtësisë.

Në 28 mars 1997 anija “Kateri i Radës” u nis nga moli i Vlorës me 118 persona në bord, mes të cilëve  dhjetëra gra dhe fëmijë. Rreth orës 18:50, anija ushtarake italiane “Sibila” goditi anijen shqiptare dhe për pasojë humbën jetën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë, ndërkohë që 34 të tjerë mbijetuan.

28 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 28 Mars 2013. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry