Tokë për shkollë
Këshilli i Ministrave miratoi dje projektligjin “Për dhënien në përdorim të truallit të institucioneve arsimore”. Kryeministri Berisha tha se ligji synon të lehtësojë ndërtimin e infrastrukturës logjistike, ndërsa theksoi se nga ai do të përfitojë edhe sektori privat, nga arsimi parashkollor e deri te kampuset universitare, përkundër tarifave dhe disa kushtëzimeve.
Ligji parashikon një qëndrim shumë të qartë për të garantuar troje për shkollat publike, por ligji autorizon dhënien për ndërtim shkolle edhe subjekteve private, me disa kushtëzime normale, të cilat do të kenë tarifa afër atyre të tregut. Duhet të kenë një orientim më shumë profesional, por jo vetëm, përfshin të gjitha ciklet, duke filluar nga arsimi parashkollor e deri te kampuset universitare. “Ligji ‘Tokë për shkollë’ i jep një shtysë tjetër zhvillimit të arsimit në tërësi, lehtësimit, përparësimit të ndërtimit të infrastrukturës logjistike. Natyrisht, tokë për shkollë ka funksionuar në tërësi për sektorin publik, përveç Tiranës, ku pati një bllokim për disa vite për ndërtimin e shkollave të reja”, tha Berisha.