Teknologjia


anija hapsinore sojuzKapsula hapësinore Sojuz u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor pas një udhëtimi prej më pak se gjashtë orësh. Skuadra me tre anëtarë është e para që ndjek rrugën e shkurtër, e cila përdor vetëm katër orbita rreth tokës. Udhëtimi zakonisht kërkon dy ditë kohë për një anije hapësinore ruse.


Mbërritja e rusit, Pavel Vinogradov dhe Alexander Misurkin, si dhe amerikanit Chris Cassidy do ta çojë në gjashtë numrin e ekuipazhit të pranishëm në stacionin hapësinor.


Ekipi u nis nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan. Pasi u ngritën rreth orës 9 të mbrëmjes, ata hynë në orbitë dhe filluan të përdorin manovra të komplikuara balistike, të cilat shkurtuan rreth 30 rrotullime rreth tokës dhe 45 orë fluturim drejt stacionit.


Para këtij fluturimi, rruga më e shkurtër qe testuar me sukses tre herë nga anija hapësinore e mallra progres e prodhimit rus. Kjo anije është varianti pa pilot i Sojuz dhe përdoret për të dërguar furnizime në stacion.


Të tre astronautët do të qëndrojnë në hapësirë deri në shtator. Tre të tjerët gjenden aty prej dhjetorit dhe do të kthehen në maj. Përgjatë gjashtë muajve të ardhshme, ekuipazhi do të kryejë 137 hetime në segmentin e stacionit të drejtuar nga amerikanët dhe 44 në segmentin rus. Hetimet do të përfshijnë kërkime për jetesën e njeriut, shkencat biologjike dhe fizike, zhvillimin e teknologjisë, vëzhgimin e tokës etj.