Maqedoni, raundi i dytë i zgjedhjeve

xn470uchMaqedonasit i janë drejtuar kutive të votimit që prej orës tetë të mëngjesit të së dielës, në raundin e dytë dhe përmbyllës të zgjedhjeve lokale.

29 bashki, përfshirë kryeqytetin Shkup pritet të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vitet në vazhdim, pasi në raundin e parë asnjë nuk arriti të grumbullonte një shumicë votash.

Megjithatë, zgjedhjet në Strumicë po mbahen pas regjistrimit të parregullsive në raundin e parë. Edhe gjatë këtij raundi të dytë, vijnë raporte shqetësuese për gjendjen në këtë lokalitet, ku u raportuan të shtëna ne afersi te qendrave te votimit.

Për shqiptarët, me rëndësi janë zgjedhjet në Strugë, ku votohet në linja etnike, ndërsa në Tetovë dhe Gostivar votohet për të përcaktuar se cili nga dy kandidatët shqiptarët, midis PDSH-së dhe BDI-së, do të fitojë zgjedhjet.

Në raundin e parë, Fatmir Dehari fitoi qytetin e Kërçovës, që kaloi në duart e shqiptarëve për herë të parë që prej formimit të shtetit modern maqedonas. Votime zhvillohen këtë të dielë edhe në Kumanovë, një qendër e rëndësishme e shqiptarëve, por që në bazë të sondazheve, pritet të drejtohet prej maqedonasve.

Në total, Maqedonia është e ndarë në 80 njësi administrative dhe kryeqytetin Shkup. Në këto zgjedhje votohet për kryetarët e bashkive dhe komunave, të cilat në Shqipëri janë njësitë më të vogla administrative, por në Maqedoni dhe Kosovë, me termin “komunë” njihen bashkitë.

Autor te 7 Prill 2013. Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry