Iran, tërmet pranë centralit bërthamor, 20 të vdekur, qindra të plagosur

iran tremetTë paktën 20 veta kanë vdekur dhe mbi 600 janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur të martën qytetin bregdetar Iranian Bushehr, pohojnë zyrtarët shtetëror.

Instituti Sizmologjik Iranian ka thënë se tërmeti 6.1 ballë i shkallës rihter ka goditur zonën lindore të shtetit, ku gjendet edhe centrali bërthamor, i cili sipas burimeve zyrtare nuk është prekur nga lëkundjet e fuqishme.

Guvernatori i krahinës Bushehr, Fereydoon Hasanvand, i ka thënë televizionit shtetëror se të paktën 650 veta janë lënduar nga tërmeti, dhe që sipas të dhënave nga ekipet emergjente, ka dyshime se numri i viktimave do të rritet.

Ndërkohë, dridhjet nga tërmeti i fuqishëm janë ndjerë edhe në Bahrein, Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar panik dhe evakuim në disa nga ndërtesat shumëkatëshe.

9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 9 Prill 2013. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry