Arsimimi, shtetet më të zgjuara në botë

israel580-330Bota po tregohet gjithnjë e më e etur për dije, gjysmën e dytë të shekullit XX, numri i atyre që zotërojnë një diplomë është rritur me 200 për qind

Edukimi është krenaria e një populli fisnik, që di të jetojë dhe të kuptojë jetën dhe që për më tepër ka dëshirë të kontribuojë në ngritjen e nivelit kulturor botëror. Cilat janë vendet me përqindje më të lartë të njerëzve të edukuar në mënyrë elitare? Duket se diplomat universitare gjatë gjysmës së shekullit të XX kanë pësuar një rritje 200 për qind në shumicën e vendeve të botës. Ja dhjetë shtetet më të zgjuara në botë.

Kanadaja renditet e para kur bëhet fjalë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka një diplomë bachelor ose master. Sipas Yahoo, 68 për qind e kanadezëve të moshës 15-vjeçare dhe më lart ka një edukim mbi shkollën e mesme. Çdo vit shpenzimet publike dhe private mbi arsimin arrijnë 2.5 për qind të GDP-së. 71 për qind e femrave të moshës nga 25-44 vjeçe e kanë plotësuar arsimin e tyre në nivele të larta, e njëjta gjë vlen edhe për 65 për qind të meshkujve. Ndërkohë, përqindja e individëve që zotërojnë një diplomë është rritur nga 10.9 për qind në vitin 1990 në 22.5 për qind në vitin 2012.

Izraeli renditet i dyti në listën e shteteve më të zgjuara dhe më të edukuara. Vite më parë, në Izrael, edukimi ishte një privilegj i pak njerëzve, vetëm 1600 studentë kishin fatin të edukoheshin në universitet. Në vitet e fundit, kjo shifër ndryshoi në mënyrë drastike në 206.000 studentë, 61 për qind e të cilëve studiojnë brenda vendit. Të diplomuarit e Izraelit kanë arritur të futen mes liderëve më të mëdhenj botëror në fusha të ndryshme që nga shkenca, te fizika, teknologjia, inxhinieria dhe ekonomiksi.

Japonia është e njohur në të gjithë botën, për arritjet e saj në teknologji dhe shkencë, ndaj nuk është çudi që renditet e treta për sa u përket vendeve më të edukuara. 44 për qind e 127.9 milionë e njerëzve që janë pjesë e popullatës së Japonisë kanë mbaruar studimet e larta. Vendi ka nxjerrë 15 nobelistë në fusha si fizika, kimia dhe mjekësia, si dhe në lidhje me teknologjinë robotike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
konsiderohen si të katërtat në listën e shteteve më inteligjente dhe të edukuara. Në vitin 2009-2010 në të gjithë Amerikën Veriore numëroheshin rreth 4.495 universitete. Është interesant fakti që gjithnjë e më shumë femra bëhen pjesë e nivelit të lartë të edukimit dhe i kanë tejkaluar meshkujt kur bie fjala për mbarimin me sukses të studimeve. Mendohet se femrat zotërojnë 58 për qind të diplomave bachelor, 60 për qind të diplomave master dhe 49 për qind të doktoraturave. Intelektualët amerikanë janë të njohur në të gjithë botën për kontributin e vazhdueshëm që japin në të gjitha fushat e shkencës dhe jetës.

Zelanda e Re është shteti i pestë më i zgjuar dhe i edukuar në renditjen botërore. Shkalla e personave që dinë të shkruajnë e të lexojnë mes të rriturve është 99 për qind. Mendohet se 40 për qind e të gjithë popullatës zotëron një diplomë universiteti.

Koreja e Jugut renditet në vendin e gjashtë. Edukimi në këtë shtet është shumë strikt. Punësimi dhe statusi i çdo njeriu varet në mënyrë të pandashme nga niveli i arsimimit dhe arritjet shkencore, gjë që shton shumë konkurrencën mes studentëve. 39 për qind e popullsisë ka një diplomë universiteti. Koreja e Jugut së bashku me Finlandën janë shtetet e vetme ku më popullore nuk janë degët si shkenca shoqërore, drejtësia dhe biznesi. Studentët atje zgjedhin të studiojnë shkencat humane dhe art.

Norvegjia, Finlanda, Britania e Madhe dhe Australia zënë të gjithë vendin e shtatë për shkallën e zgjuarsisë dhe edukimit. Në të gjitha këto shtete 37 për qind e popullatës ka diplomën e mbarimit me sukses të universitetit. 23 për qind e shpenzimeve të Norvegjisë shkojnë për arsimin e lartë dhe programet bachelor ndiqen nga 60 për qind e të gjithë atyre që mbarojnë shkollën e mesme. Në Finlandë, shumica e studentëve përzgjedhin degë si inxhinieria, industria e prodhimit dhe ndërtimit. Nga ana tjetër, Australia tërheq një numër të madh të studentëve nga e gjithë bota, kjo prej nivelit të lartë të edukimit të ofruar. E njëjta gjë ndodh edhe me Britaninë e Madhe, e cila është e preferuar prej shumë studentësh nga e gjithë bota.

Estonia dhe Irlanda e ndajnë vendin e tetë mes tyre. Në të dyja këto vende, 36 për qind e popullatës mbart një diplomë universiteti. Estonia ka një numër të madh institucionesh, të cilat ofrojnë një larmi kursesh si shkencat e mjedisit, teknologjia dhe semiotika. Nga ana tjetër, Irlanda është shtëpia e shumë intelektualëve që kanë dhënë kontribut botëror. Robert Boil është një nga zbuluesit modernë në kimi, Xhon Tindall zbuloi shkakun se përse qielli është blu dhe Xhorxh Stonei që shpiku termin “elektron”.

Luksemburgu dhe Zvicra janë në vendin e nëntë të shteteve më të zgjuara. Edhe pse Luksemburgu ka vetëm një universitet, 35 për qind e popullatës ka diplomë universiteti. Nga ana tjetër, Zvicra krenohet me vendin e rëndësishëm që zë në organizata ndërkombëtare si OKB, Organizata Botërore e Shëndetit dhe për Organizatën Europiane për kërkime nukleare.

Danimarka renditet në vendin e dhjetë të shteteve më të edukuara. Është shumë i çuditshëm fakti se Danimarka është ndër shtetet e pakta që i paguajnë studentët e tyre për të ndjekur universitetin. Këto rregulla aplikohen vetëm për qytetarët danezë dhe jo për të huajt, të cilët duhet të paguajnë shuma të larta. Pavarësisht këtij përfitimi që mund të përdorin studentët, vetëm 34 për qind e popullsisë ndjek studimet e larta universitare.

Kanadaja renditet e para kur bëhet fjalë për shtetet më të zgjuara dhe më të edukuara. Gjysma e popullatës së përbërë nga të rriturit ka një diplomë bachelor ose master

Të diplomuarit e Izraelit kanë arritur të futen mes liderëve më të mëdhenj botërorë në fusha të ndryshme, që nga shkenca, te fizika, teknologjia, inxhinieria dhe ekonomiksi

Punësimi dhe karriera në Korenë e Jugut ka lidhje të drejtpërdrejtë me nivelin e arsimit dhe arritjet shkencore, këtu edukimi është shumë strikt

Danimarka është nga vendet e pakta që i paguan studentët të ndjekin universitetin, megjithatë vetëm 34 për qind e popullsisë e shfrytëzon këtë mundësi

Autor te 14 Prill 2013. Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Bardhyl Qirjaku

    Kanadase njerezit me diploma, ne nje sasi jo te paket, ia jep bota. Qindra mije emigrante qe hyjne cdo vit nga mosha 20 vjec e lart kane diplome jo me pak se shkolla e mesme. Dhe per arsimimin e tyre kane paguar shtetet nga te cilet kane ardhur. Fatura e emigrimit nuk eshte dhe aq e lire.
    Ju faleminderit !

  • Gregor Lato

    E pa mundur, Shqiperia eshte e para ose shume shume e dyta, pastaj jane te tjerat. Di gje udheheqesi yne per keto qe shkruani ju, apo jo.

  • Haxhi Kyci

    Me universitetet ne vendin tone qe vajten disa kohe qe jane hapur,, por qe nuk jane futur ne studim, ben vaki qe ne vitin aktual te renditemi edhe ne nga vendi i peste, pra menjehere pas USA – s .